Monday, November 25, 2024

3 mungesa dhe 2 rikthime, formacioni i mundshëm i Vllaznisë ndaj Dinamos

Lexo

Vllaznia luan sot me Dinamon në orën 16:45. Sfida vlen për javën e 23 në Superligë. Vendasit e Bradric kërkojnë të mbajnë hapin e skuadrave që luftojnë për Europën, teksa kanë përballë një kundështar që kërkon pikë për të shmangur katastrofën.

Skuadra qartazi vuan ngërçin psikologjik, ndërsa në aspektin e statistikave mungesa e golave është evidente. Dinamo nuk shënon prej plot 5 ndeshjesh, duke përfshirë këtu dhe sfidën e Kupës me Partizanin, ndërkohë që në total ka shënuar vetëm 12 gola, çka e bën sulmin më të keq, të kampionatit. Mbetet për tu parë nëse do t’ia dalin të thyejnë tabunë përballë Vllaznisë, që pikërisht te sulmi dhe loja krijuese ka pikën e saj më të fortë.

3-5-2 pritet të luajë edhe sot Vllaznia, me trajnerin Thomas Brdaric që do ketë jashtë tre nga titullarët. Zogovic mungon prej pezullimit, ndërsa Gurishta dhe Da Silva nuk ia kanë dalë prej dëmtimeve. Rikthehen në ekip Hakaj dhe Hoxhaj.

Formacioni i mundshëm:

Vllaznia (3-5-2): Qarri, Diagne, Adili, Bulatovic, Kruja, Krymi, Jonuzi, Mustedanagic, Hakaj, Latifi, Djurdjevic

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img