Atletikë-Shkodrani Izmir Smajlaj, sërish Kampion Ballkani!

Atleti i talentuar shkodran Izmir Smajlaj duket se e ka privatizuar titullin “Kampion Ballkani”. Themi kështu, sepse trofeu i Ballkanit në Kërcim së Gjati, fitohet për herë të gjashtë radhazi nga atleti shkodran, i cili vitet e fundit stërvitet në Tiranë nën drejtimin e trajnerit Gjergj Ruli.

Në garat e zhvilluara për dy ditë me radhë, 4 dhe 5 mars 2022 në Stamboll të Turqisë, për llogari të Kampionatin Ballkanik të Atletikës, i 27-ti nga radha, Smajlaj që shoqërohet si zakonisht nga trajneri i tij, Gjergj Ruli, ka zënë vendin e parë në kërcimin së gjati duke u shpallur kampion i ballkanit.

“I nderuar të jem sërish për të gjashtin vit rradhazi Kampion Ballkanik! Prej vitesh, ky kampionat sa vjen e bëhet më i vështirë, por unë jam krenar që arrij të dal në vend të parë për vendin tim. Falënderimet shkojnë për mbështetësit e sportit tim të bukur, trajnerin Gjergj Ruli, familjen time si dhe Bashkinë Tiranë, Klubin Sportiv Tirana edhe KOKSH të cilët së bashku besojnë çdo herë tek unë dhe objektivat e mia. Gara të tjera na presin këtë 2022! Është vetëm fillimi.”, shkruan Smajljaj në një postim të publikuar menjëherë pas garës në rrjetet sociale.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu