Abissnet Superiore do të zbresë ditën e sotme në fushën e blertë për të zhvilluar ndeshjet e javës së 24-t të saj. Pushimi pas derbit tashmë ka përfunduar dhe skuadrat e kampionatit shqiptar i kthehen përsëri aksionit në fushën e lojës.
Ditën e sotme janë programuar për t’u luajtur tre sfida. Në orën 13:45 Egnatia pret Teutën, ndërsa paralelisht në Kamëz Kastrioti do të ndeshet me ekipin e Laçit.
Ndërkohë në orën 16:45, prozhektorët kthehen nga Kukësi-Vllaznia. Në “Elbasan Arena” do të luhet një finale e vërtetë për zonën europiane, me Kukësin dhe Vllazninë që do të masin forcat në një sfidë tepër të rëndësishme pasi ndajnë edhe të njëjtën kuotë pikësh në renditje nga 38 pikë.
Ndeshjet e ditës së sotme në “Abissnet Superiore“:
13:45 Egnatia – Teuta
13:45 Kastrioti – Laçi
16:45 Kukësi – Vllaznia