Friday, September 20, 2024

Teuta befason Egnatian, e mund në shtëpi 0-1

Lexo

Durrsakët kanë befasuar në ndeshjen e transfertës duke mundur brenda në Rrogozhinë skuadrën vendase, Egnatia me rezultatin 0-1. Një fitore kjo që i jep qetësinë e duhur Teutës duke e larguar nga tensionet e rrezikut të përfshirjes në zonën e mbijeteses. Për fitoren e durrsakëve ka menduar Daci me atë gol të në minutën e 26-të, i cili mbeti në fuqi deri në përfundim të ndeshjes. Një gol që spostoi ekuilibrat, duke e bërë Egnatian të dalë nga guaska mbrojtëse dhe të shtyhet përpara me Imerin  në të 38-ën që nuk shqetësoi shumë portierin Dema, ndërsa edhe Beqja nuk pati shënjestër më të mirë, pavarësisht arbitrit që akordoi këndore për Teutën, duke nervozuar rrogozhinasit, që e mbyllën në sulm me goditjen e fuqishme por të pasaktë të Pedro Augustos.

Tekniku i rrogozhinasve, Zekeria Ramadani e kishte të qartë se sa delikate ishte kjo ndeshje, por një skuadër e mësuar të luajë në mbulim, pati vështirësitë e saj për të imponuar lojë, pavarësisht se në një pjesë të ekuilibruar ndeshje, kishte impaktin më të mirë dhe ishte e vetmja që ngacmoi portën e të riut Dema, të rikonfirmuar pavarësisht gabimit në ndeshjen e kaluar. Teuta, ishte ajo e zakonshmja, mori avantazhin në rastin e parë të paraqitur.

Egnatia intensifikon sulmet në kërkim të golit të barazimit, por përballë një Teutë që kujdeset më tepër për prapavijën nuk ia arrin qëllimit. Momentin më të vendasit për të barazuar shifrat e kishin në minutën e katërt shtesë, kur pas një këmbëngulje fillimisht të shkodranit Ndriçim Shtubina, më pas edhe të Ademit e përplasin topin në shtyllë.

Ndërsa për durrsakët, kjo fitore e ngjitë në mesin artë të klasifikimit, humbja e në shtëpi që askush nuk e mendonte për rrogozhinasit është një tip “vetvrasje” pasi i rikthen ato përsëri në grupin e skuadrave të mbijeteses.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img