Finalja Vllaznia-Tirana 3-0
(25-18, 25-23, 25-19)
Formacioni i Vllaznisë:
Gilman Talani, Gersi Jula, Aron Dibra, Valter Carri, Arsen Vjerdha, Rafael Puka, Mario Lugaj, Tomas Stephen, Klevis Vuksani, Klodian Logu, Anxhelo Pjetrani, Kris Laca, Oliver Marku, Viktor Bazhdari. Trajner: Endri Jukni, Fatjon Çekini
Sinjale pozitive për volejbollin shkodran. Pas suksesit të ekipit të femrave U-20 që u shpall fitues i Kupës “Rinia”, të njëjtën gjë ka bërë edhe ekipi i meshkujve U-21.
Skuadra e drejtuar nga trajnerët Endri Jukni dhe Fatjon Çekini ka spikatur si më e mira në të gjithë konkurimin e kompeticionit të Kupës “Rinia” duke u bërë fituese e trofeut në fjalë.
Vllaznia-Elbasani 3-0, Tirana-Vllaznia 1-3, Vllaznia-Farka 3-0, ishin rezultatet e ndeshjeve të fazës së grupeve duke e kualifikuar Vllazninë në fazën gjysëmfinale ku u përballë në dy takime me ekipin korçar, Skënderbeu. Ballafaqimi i gjysëmfinales së parë në Korçë, Vllaznia e humbi me rezultatin 3-1. Ndërkohë, në takimin e kthimit, Vllaznia arrin të fitojë me rezultatin e pastër 3-0 duke u kualifikuar në finale.
Me emocione të shumta u prit finalja e Kupës “Rinia”, Vllaznia-Tirana, takim i cili u luajt në Parkun Olimpik “Feti Borova”. Një ndeshje kjo plot emocione e cila u karakterizua nga një rivalitet I fortë në të tre setet, por që në fund nxori fitues Vllazninë. Vertet, rezultati është i pastër 3-0, por për hirë të së vertetes, konkurenca ka qënë e pranishme në çdo set, sidomos në të dytin, i cili u mbyll me vetem dy pikë diference, 25-23.
Gjithsesi, një fitore plotësisht e merituar, merita e të cilit shkon patjetër edhe për dy trajnerët, Endri Jukni dhe Fatjo Çekini, të cilët ndërkohë që vazhdojnë të luajnë me sukses për ekipin e parë të drejtuar nga trajneri Artan Kalaja, po punojnë mjaft mirë në përgatitjen e elementit të ri.
Fitorja e Kupës “Rinia” për Vllazninë U-21është një garanci për të furnizuar me element cilësor ekipin e parë, i cili për momentin nuk po kalon një formë të mirë sportive. Kështu, me një bashkëpunim dhe gërshëtim të mirëfilltë mes dy ekipeve në fjalë, por edhe të atyre zinxhir më të rinjë, volejbolli shkodran i meshkujve të rikthehet në ditët e tij më të mira.(Video)