Monday, November 25, 2024

Gjysëmfinalja, Partizani-Vllaznia. Olsi Rama: Është bukur të luash me Vllazninë. Kupa objektivi i jonë për të arritur Europën

Lexo

Për Drejtorin Sportiv të Partizanit, Olsi Rama, shorti i gjysëmfinaleve të Kupës së Shqipërisë në futboll është pritur me qetësi nga kampi i të kuqve, pasi sipas tij, ato nuk kishin preference për ekipe të veçanta.

“Isha i qetë në short, nuk kisha preferenca. Të tre ekipet ishin të forta, është bukur të luash me Vllazninë pasi bëhet atmosferë e bukur. Kupa është objektivi ynë, është një trofe që jemi në garë. Do të luajmë me seriozitet pasi duam të shkojmë në Kupat e Europës. Me golin në fushë kundërshtare që nuk është më, nuk kishte ndonjë preferencë. Grupi ynë është shumë i mirë si brenda fushe dhe jashtë. Po rritemi dhe po shprehemi më mirë në fushë. Edhe në dy fazat e para luajtëm mirë, por kishim disa dobësi. Me përforcimet e bëra jemi më mirë. Njeriu e bën vet fatin e tij dhe varet sa përgatitesh për të bërë mirë”, u shpreh Drejtori Sportiv i SK Partizani, Olsi Rama.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img