Drejtori Sportiv i durrsakëve, Sulejman Starova, komenton gjysmëfinalen e Kupës,Teuta-Laçi

Lexo

- Reklamë -spot_img

Partizani-Vllaznia dhe Teuta-Laçi, janë dy çiftet gjysëmfinale të Kupës së Shqipërisë. Menjëherë pas hedhjes së shortit, Drejtori Sportiv i durrsakëve, Sulejman Starova komentoi çiftin Teuta-Laçi.

“Skuadra jonë është në rritje, nuk kishim preferenca për shortin. Rivalët ishin të gjithë të fortë dhe vështirë të caktohet rezultatin. Teuta ka përmirësuar pjesën e pësimit të golave, kemi ekulibër dhe bazohemi të kjo për ta fituar Kupën. Tani mendojmë për Laçin dhe jo për finalen, jemi në garë vetëm në Kupë. Formacioni i Teutës nuk ka pësuar ndryshime të mëdha, janë përfshirë disa të rinj. Herën e fundit kishim dëmtime, Hebaj ishte i pezulluar kurse Vila i dëmtuar. Për Kupën ka kohë dhe në fushë do të jetë formacioni më i mirë. Laçi është ekipi që mund të konkurrojë Tiranën. Ka pasur luhatje, por ndeshja e Kupës nuk luhet nesër apo pasnesër. Ka kohë dhe duhet parë si do të jenë deri në sfidën e Kupës pasi kanë lojtarë cilësorë. Kur isha lojtar ose trajner edhe gjysmëfinalja është kënaqësi pasi të shikon e gjithë Shqipëria. Rezultati nuk parashikohet edhe pse ndonjë ekip mund të ketë rezultate të mira në javët e fundit”, tha Starova në prononcimin e dhënë për median menjëherë pas hedhjes së shortit në mjediset e stadiumit “Air Albania”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Besëlidhja mund kryesuesen Besa dhe nis ngjitjen në tabelën e klasifikimit. Kategoria e Parë-Java e katërt

Besëlidhja-Besa 2-1(Shënues: Olamide 20', Bilali 45'/Prengaj 79') Kartonë të verdhë:Fetaj 45+1',Topallaj 46',Smaçi 49',Molla 65'/Prengaj 40',Rrena 50',Danladi 53' Besëlidhja:Molla,Topallaj,Janku,Bilali(A.Marku 71'),Alidema(Trashi 59'),Smaci(Hila 57'),Fetaj,Zabala,Shyti(Fusha...
- Advertisement -spot_img