Sunday, November 24, 2024

(Intervista-Video) Shkodranet e kombëtares të futbollit femra Rosela Vasa dhe Klaudia Borci flasin pas fitores ndaj Azerbajxhanit

Lexo

Pjesë e suksesit të Kombëtares Shqiptare të femrave U-17, e cila fitoi ndaj Azerbajxhanit me rezultatin 1-0 në kuadër të raundit të dytë të Kampionatit Europian 2021/2022, ishin edhe dy futbollistet e talentuara shkodrane, Rosela Vasa dhe Klaudia Borci. Në prononcimet pas ndeshjes për fshf.org, protagonistet e këtij suksesi u shprehën shumë të kënaqura për arritjen e këtij rezultati dhe për lojën e zhvilluar nga Shqipëria.

Rosela Vasa, një nga futbollistet e U-17 nuk e fshehu lumturinë për fitoren dhe për atë që dha në fushën e lojës, teksa u shpreh se skuadra do të punojë këto ditë për t’u përmirësuar, për të arritur të tjera rezultate të këtilla. “Jam shumë e kënaqur që e nisëm me një fitore këtë Europian dhe shpresoj që edhe ndeshjet e tjera t’i mbyllim me fitore. Jam shumë e kënaqur edhe me ekipin dhe me gjendjen time. Më vjen keq për rastet e humbura, uroj t’i përmirësojmë. Uroj që edhe në ndeshjet e tjera të marrim rezultate pozitive dhe në aspektin personal të bëj një paraqitje sa më të mira” – përfundoi Vasa prononcimin për fshf.org.

Protagonistja absolute e kësaj ndeshje ishte pa dyshim Klaudja Borci, e cila i dha tre pikët e para Kombëtares me golin e shënuar në minutën e 37-të. Sulmuesja kuqezi shprehet se ekipi e meritoi këtë fitore, ndërsa foli edhe për synimet e skuadrës në dy ndeshjet e tjera.  “E merituam këtë fitore, e dominuam lojën si në pjesën e parë, ashtu edhe në pjesën e dytë dhe duhet ta fitonim. Jam shumë e kënaqur pasi luajtëm shumë mirë. Golin ia dedikoj një shoqes time, Donatela Marku që është në ekipin tonë dhe në Kombëtare. Synimi për ndeshjet e radhës? – T’i fitojmë të dyja ndeshjet e mbetura” – u shpreh Borci.

Një tjetër futbolliste e Shqipërisë, e cila luan në Amerikë, Era Methoxha shprehet mjaft e lumtur për këtë tre pikësh të parë, teksa thekson se në në dy ndeshjet e radhës, skuadra do të japë maksimumin për të fituar. “Ndihem shumë mirë që fituam sot. Jemi stërvitur shumë dhe dhamë maksimumin sot. Jam shumë e kënaqur sepse jemi stërvitur shumë për të marrë këtë fitore dhe jemi përmirësuar në krahasim me shtatorin dhe e merituam fitoren. Skocia? – Do të jetë ndeshje e fortë, por besoj që nëse japim maksimumin mund t’ia dalim dhe me Maqedoninë e Veriut urojmë një fitore” – tha Methoxha.

(Video: Prononcimet e dy futbollisteve shkodrane të kombëtares U-17, Rosela Vasa dhe Klaudia Borci, si dhe Era Methoxha që luan në SHBA)

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img