Wednesday, May 15, 2024

Trajneri Gega e nis me optimizëm punën tek Skënderbeu, i jep moral skuadrës për mbijetesë

Lexo

Nuk ka vonuar dhe në harkun kohor të 24 orëve në kampin korçar lëvizjet kanë qënë të shpejta. Largimi i trajnerit të mëparshëm Migen Memelli, zyrtarizimi, prezantimi dhe fillimi i punës i trajnerit të ri Skënder Gega, i cili që në nisje të punës së tij në krye të korçarëve u ka dhënë besim dhe moral skuadrës për mbijetesë.

“Ne jemi miq me presidentin Takaj, dashamirësia nuk ka munguar as kur kemi qenë kundërshtarë. Është një profesion që e dashuroj, nuk është e thënë të jesh vetëm tek ekipet e vendeve të para. E kam për nder dhe ndihem i respektuar që do të jem në krye të ekipit të një qyteti si Korça. Ekipi është i mirë, është i mbushur me elementë të rinj. Duhet dhe pak fat. Sigurisht që ka probleme, por do e marrim me qetësi. E rëndësishme është që të kuptohemi dhe të besojmë te njëri tjetri. Kur kam shkuar në vend tjetër jam munduar të shmang presionin duke e ditur se futbolli është i njëjtë, pavarësisht pretendimeve që dalin. Unë mendoj dhe shpresoj që do ia dalim, po le të shikojmë atë që është më e afërt, ndeshjen e radhës”, është shprehur trajneri Skënder Gega në fjalën e bajtur përpara skuadrës duke shpresuar se do të arrijë t’ia dalë për ta ngjitur Skënderbeun mbi zonën e “ftohtë” të dy vendeve të fundit që bien nga Superliga.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img