Për ish mesfushorin e kuqeblu, Alsid Tafili, Tirana është skuadra për tu mundur. Dhe, për këtë ai beson që edhe pse bardheblutë kryesojnë me diference pikësh, Vllaznia do ta fitojë këtë ndeshje. Sipas tij, kjo ndeshje do të zgjidhet me një gol, i cili do të shënohet nga futbollistët e Vllaznisë.
Në merkaton e janarit, Tafili iu bashkua pukjanëve të Tërbunit në Kategorinë e Parë ku drejton trajneri shkodran Elvin Beqiri, ku ndjehet i kënaqur me bashkëpunimin por edhe rezultatet e ekipit në këtë fazë finale të kampionatit.
(Video: Intervista me futbollistin, Alsid Tafili)