Wednesday, May 8, 2024

Kalçeto-Java e parafundit e K. Kombëtar të futbollit amator luhet të dielen

Lexo

Kampionati Kombëtar i Futbollit Amator, Kalçeto 5×5 luan këtë fundjavë ndeshjet e xhiros së parafundit të kampionatit. Bazuar në rezultatet e javëve të mëparshme, ekipi Air Albania që drejtohet nga trajneri Armir Mehja ka siguar vendin e parë në grupin e Zonës së Shkodrës. Ndërkohë, lufta sportive aktualisht është përqëndruar për vendin e dytë, i cili në bazë të rregullores shkon së bashku me vendin e parë në finalet e fazës Play-Off.

Fitorja e javës së kaluar nga ana e Panters në përballjen direkte me Manchester e ka pozicionuar skuadrën e drejtuar nga trajneri Admir Teli dhe me president Ergi Axhani në vendin e dytë me 21 pikë duke spostuar në vendin e tretë Manchester me 18 pikë.

Ne interes priten duelet e kësaj jave, që sipas radhës është e gjashta, të cilat kanë këtë kalendar: Air Albania – Manchester, Panters – Don Bosko, Shqiponja – Gur i Zi, Olimpik – Vllaznimi

Java 6, E diel , 13.03.2022

  1. Air Albania – Manchester, ora 18:00-Kalçeto “Lici”
  2. Panters – Don Bosko, ora 19:00-Kalçeto “Lici”
  3. Shqiponja – Gur i Zi, ora 18:00-Kalçeto “Gur i Zi”
  4. Olimpik – Vllaznimi, ora 19:00- Kalçeto “Bahçallek Arena”
- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img