(Video) Nga Fatos LAMAJ – Perla e Ersi Zaganjorit, i jep Vllaznisë B fitoren në Koplik përballë Veleçikut vendas, e dyta radhazi në dy javë kampionat

Lexo

- Reklamë -spot_img

Veleçiku-Vllaznia B   0-1(Shënues: Ersi Zaganjori 33’)

Vllaznia B vazhdon në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e saj në kampionat,duke regjistruar fitoren e dytë radhazi në dy javët e para të sezonit.

Skuadra shkodrane e drejtuar nga trajnerët Brikeno Bizi dhe Ersi Çaku, ka triumfuar me rezultatin minimal 1-0 përballë Veleçikut,në ndeshjen e zhvilluar pasditen e sotme në Koplik falë një perle të Ersi Zaganjorit, goditja e të cilit shkoi direkt në rrjetën e portjerit vendas Elsaid Nika.

Një futbollist ky i dalë nga Akademia e Futbollit Vllaznia, me një përvojë në ekipin e parë dhe i zhvendosur në Kosovë për hapësira më të shumta loje, si dhe më pas rikthim në kampionatin shqiptar për të mbërritur këtë sezon përsëri në gjirin e kuqebluve, për momentin të B-së, por që mund të ketë vend edhe në ekipin e parë.

Një takim i luftuar nga të dyja skuadrat ku diferencën në fund e bëri goli i Ersi Zaganjorit.

Futbollisti i Vllaznisë B arriti të gjente rrugën e rrjetës dhe realizimi i tij rezultoi vendimtar për fatin e gjithë takimit,duke i dhënë kuqebluve tre pikë të tjera.

Veleçiku kërkoi të reagonte dhe të rikthente baraspeshën por Vllaznia B arriti të administronte avantazhin dhe ta çonte deri në fund rezultatin 1-0.

Për skuadrën shkodrane kjo është fitorja e dytë në po aq ndeshje të zhvilluara.

Në javën e parë Vllaznia B kishte mposhtur gjithashtu 1-0 Tërbunin falë golit të Turai ndërsa këtë herë ishte Zaganjori ai që mori rolin e protagonistit.

Dy ndeshje dy fitore gjashtë pikë dhe asnjë gol i pësuar janë shifrat e Vllaznisë B në këtë fillim kampionati.

Një start pozitiv për kuqeblutë të cilët po tregojnë soliditet në prapavijë dhe efikasitet në momentet vendimtare të ndeshjeve.

Fitorja në Koplik konfirmon kështu momentin e mirë të Vllaznisë B që vazhdon rrugëtimin me pikë të plota pas dy javëve të para të kampionatit.

(Video) Goli i fitores për Vllazninë B shënuar nga Ersi Zaganjori dhe pamje nga ndeshja Veleçiku-Vllaznia B.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Dinamo vazhdon serinë e fitoreve, e katërta radhazi. Mposht Laçin, i cili luajti me 10-të futbollistë në fushë për pjesën e dytë

Dinamo-Laçi 3-1(Shënues: Loran 22', Vila 55', Ruçi 90+3'/Gamara 24') Kartonë të verdhë:Meta 40',Ismaili 45+2'/Cena 80' Kartonë i kuq:Gamara 45+2' Dinamo:Teqja,Ismaili,Meta(Qefalia 46’),Qardaku(Adamu 66’),Vila,Silva(Mustafa...
- Advertisement -spot_img