Mbrëmjen e djeshme u shkarkua nga drejmtimi i Vllaznisë, ndërkohë që paraditen e së martës, Thomas Brdariç shfaqet në një foto me kuqeblutë, skuadrën që e ka drejtuar prej dy sezonesh, me të cilën ka kaluar ditë mjaft të mira.
Realisht është foto lamtumire që Brdariç, tashmë në cilënë e ish teknikut të kësaj skuadre, kërkon të përcjellë tek futbollistët, kolegët e tij të stafit teknik, dhe të gjithë kampit kuqeblu, falenderimet dhe mirënjohjet për periudhën e bashkëpunimit mes tyre.
Rezultatet dhe oshilacionet e periudhës së fundit, përfshirë edhe sfidën e së shtunës së kaluar ku Vllaznia u mund nës shtëpi nga Tiranë, duket se e çuan presidencen në vendimmarrjen shkëputetjes së marrëdhënieve me trajnerin.
Por, realisht, në këtë periudhë drejtimi në krye të kuqebluve, ku saktësisht numërohen 76 ndeshje të drejtuara prej tij, Brdariç padiskutim që ka meritat e tij, jo vetem për marrjen e rezultateve pozitive, por edhe në mentalitetin dhe frymën e re perëndimore që ai solli në mënyrën e lojës së Vllaznisë.
“Riktheve atë që kishte munguar në Shkodër. Je njeriu i vitit. Fjalët janë të pakta për të të falenderuar dhe jam i sigurtë që do kesh sukses kudo që të shkosh”, është postimi tejet dashamirës që kapiteni Erdenis Gurishta përcjellë në rrjetet sociale për ish trajnerin e tij.
Ndërkohë, vetë Brdariç, i përfshirë në emocionet e asaj që ai ka kaluar me familjen kuqeblu, po në rrjetet sociale shkruan:“Faleminderit KF Vllaznia për gjitha momentet që shijova ditë pas dite me ju. Do të më mungoni! Ju keni një vend të veçantë në zemrën time! Kurrë mos u dorëzo, asnjëherë!”