Laçi – Teuta dhe Skënderbeu – Kukësi, janë dy sfidat e ditës së sotme që mbyllin javën e 26-të të Kategorisë Abissnet Superiore. Një ditë më parë u zhvilluan tre ndeshjet e para të kësaj jave, ku natyrisht ajo e luajtur në Rrogozhinë në mes Egnatias vendase dhe Vllaznisë mysafire prodhoi rezultatin më surprisë.
Fitorja 3-0 e Egnatias forcoi më shumë pozitat e mbijeteses në Superiore, ndërkohë që Vllaznia, me këtë humbje thelloi edhe më shumë krizën në radhët e saj duke vënë seriozisht në diskutim arritjen e objektivit minimal, siç është ai i pjesëmarrjes në Europë.
Po ditëm e djeshme Kastrioti mundi Partizanin 1-0 dhe derbi i kryeqytetit, Tirana-Dinamo përfundoi me fitoren 1-0 të bardhebluve.
Sot, duke nisur nga ora 13:45, në stadiumin e Laçit, kurbinasit presin durrsakët e Teutës, Ndërkohë, që në 16:45, emocionet spostohen në stadiumin “Skënderbeu” për një ndeshje shumë të rëndësishme të vendasve, të cilët në kufijtë minimal të mbijeteses presin Kukësin.
Ndeshjet e sotme të Abissnet Superiore
13:45 Laçi – Teuta
16:45 Skënderbeu – Kukësi