Sunday, November 24, 2024

Lugji: Te Vllaznia ka “mish dhie”. Ish futbollisti kuqeblu analizon situatën problematike në kampin shkodran

Lexo

Paraqitjet jo të mira të Vllaznisë, përfshirë edhe ndeshjen e fundit ku skuadra kuqeblu e drejtuar nga trajneri Elvis Plori u mund nga Egnatia me rezultatin 3-0, nuk po përjetohen mirë në oipinionin sportiv shkodran. Nuk mjaftuan ngjarjet e pasndeshjes me Tiranën, ku humbja i kushtoi stolin trajnerit Brdariç, por kriza u thellua akoma më shumë edhe me stafin e ri. Lëvizjet në formacion, qoftë në emra, por edhe në pozicionet e vendosjes së futbollistëve në fushën e lojës, u shoqëruan me kritika, jo vetëm nga njerëzit e futbollit, ish futbollistë dhe analistë sporti, por edhe tifozëria shkodrane, e cila ndjehet e zhgënjyer nga skuadra e tyre e zemrës. Zhgënjyes dhe kritik shfaqet në intervistën e tij, edhe ish futbollisti kuqeblu, prej disa vitesh aktiv edhe në rolin e analistit të futbollit, Fatmir Lugji

Lugji, situata tek Vllaznia nuk duket aspak normale, cili është komenti juaj?

Vllaznia është një emër i madh i futbollit shqiptar. Tifozët dhe sportdashësit shkodranë vazhdimisht kërkojnë që Vllaznia të jetë kampione, por duke parë situatën aktuale të Vllaznisë mund të themi se janë disa probleme teknike, taktike, pse jo edhe organizative. Vetë realiteti i ndeshjeve të Vllaznisë, vetë shkaku i largimit të trajnerit, tregon që tek Vllaznia nuk shkon diçka si duhet. Prandaj, mendoj që drejtuesit e Vllaznisë duhet t’i shikojnë me përparësi ndeshjet e tjera në vazhdim dhe të synojnë objektivat e tyre për përfshirjen në Kupat e Europës.

Opinoni juaj për largimin e trajnerit Brdariç?

Eksperienca në ekipet shqiptare kanë treguar që largimet e trajnerëve dhe zëvendësimet e tyre me të tjerë, kanë ndikuar negativisht tek ekipet në fjalë. Përmend këtu, Partizanin, Skënderbeun, Egnatian. Kështu që, edhe te Vllaznia, padyshim psikologjia e lojtarëve dhe e tifozëve ka bërë që të reagojnë shumë në këtë drejtim. Megjithatë, mund të themi që trajneri i Vllaznisë, Brdariç  ka pasë anë shumë pozitive, qoftë në përgatitjen e lojtarëve në aspektin teknik, taktik dhe psikologjik. Dhe, rezultatet ai i ka pasë pozitive, pavarësisht nga mendimi i drejtuesve dhe shkaku se përse u hoq ai nga drejtimi.

Emërimi i Plorit si trajner i parë dhe Milotit si zv.trajner, mendoni se ishte një zgjidhje pozitive për skuadrën?

Nuk më shqetësoin adfrimi i Plorit si kryetrajner, por më shqetëson afrimi i Milotit si zv.trajner. E para, Plori, ka një ekeperiencë sepse ka punuar në disa skuadra të futbollit shqiptar dhe rezultatet kanë qënë pozitive. Aq më tepër që Plori është pjesë e ekipit të Vllaznisë, e njeh në brendësi Vllazninë, dhe ka qëndruar gati për dy vite bashkëudhëtar me trajnerin gjerman Brdariç. Kështu që nuk e shikoj si ndonjë problem zëvendësimin e ish trajnerit me Plorin. Por, ajo që më bën përshtypje mendimi i drejtuesve të Vllaznisë, që përpara se të fillojë kampionati, ato kanë reklamuar se do të jemi kampion, do të jemi në Kupat e Europës. Dhe, në vazhdimësi të ndeshjeve, ato kanë bërë një punë jo të mirë, jo sistematike nuk janë plotësuar kushtet optimale të skuadrës, lojtarëve, të stafit teknik.

Të ndalemi paksa tek humbja në Rrogozhinë, e cila po përjetohet shumë keq në opinionin sportiv shkodran dhe më gjërë.

Personalisht unë e kam paracaktuar ndeshjen në Rrogozhinë, sepse Egnatia ka krijuar një ekip shumë të mirë dhe me element shumë të mirë, dhe me një buxhet të mirë. Dhe, vetë fakti që në ndeshjen e mëparshme në Shkodër, Egnatia ishte pothuajse fituese, të lën të gjykosh se stafi teknik duhet të kishte punuar më mirë për organizimin e lojës së Vllaznisë. Megjithatë, ka disa probleme. Është problemi i moralit, ana psikologjike, humbja me Tiranën, zëvendësimi i trajnerit, të gjithë këto kanë bërë që lojtarët e Vllaznisë të bien moralisht.

Por, duhet të theksoj se në pjesën dërmuese të lojtarëve të Vllaznisë, 50 përqind të tyre nuk kanë dhënë maksimumin. Arsye objektive, apo subjektive, nuk e di. Por, dua ta theksoj këtë, sepse Krymi nuk ka qënë në lartësinë e duhur . E kemi parë atë që në çdo ndeshje të japë maksimumin, kurse tani ka qënë inferior.

Ose, rasti i Heriç, ishte një karton i kuq i qëllimshëm. Arsyeja, pse, duhet vetë drejtuesit e Vllaznisë dhe stafi teknik, ta analizojnë. Megjithatë, unë mendoj që tek ekipi i Vllaznisë, te disa lojtarë të Vllaznisë, ka “midh dhie”. Dhe, mendimi i tifozërisë që loja shitet dhe shumë gjëra të tjera duhet analizuar me përparësi, sepse ka të ngjarë që kjo të ndodhë, dhe kjo është shumë e dëmshme për Vllazninë.

Humbja e javës së fundit me Egnatian e ka rënduar akoma më tepër situatën e Vllaznisë për realizimin e Kupave të Europës.

Vllaznia është një ekip i paparashikuar. Askush nuk mund ta parashikojë Vllazninë, askush nuk mund të thotë që Vllaznia nuk hyn në Kupat e Europës, apo hyn në Kupat e Europës. Faktikisht, Vllaznia është në “vallen” e Kupave të Europës, dhe unë shpresoj, mendoj dhe sugjeroj drejtuesve dhe stafit teknik, sepse ka mundësi që Vllaznia të jetë në vendin e dytë, ashtu siç ishte e vitin e kaluar. Sepse, janë 10 ndeshje, janë 30 pikë, dhe Vllaznia është një ekip që mund të surprizojë

Ndërsa, për problemin e Kupës unë e shikoj shumë të vështirë, sepse ka ekipe si Partizani, Teuta, që kanë ikur nga zona europiane në kampionat, dhe synimi kryesor është Kupa për to. Por, vete situata e Vllaznisë të lën të dyshosh, që Vllaznia ose do të ngrihet ose do të shkojë shumë poshtë. Sepse, kemi edhe një problem që po e konstatojmë, se ekipet e mbijeteses që mund t’i quajmë, 4-5 ekipe, sidomos tani në fundin e kampionatit po bëjnë një lojë të shkëlqyer me ekipet e para. Dhe është një diference shumë e vogël mes ekipeve që do të bien nga kategoria dhe atyre që kërkojnë Kupat e Europës. Prandaj, është një thikë me dy presa në këto 10-të ndeshjet e fundit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img