Sunday, November 24, 2024

Futboll Femra-FFK organizatore e turneut kualifikues të UEFA-s për Kombëtaret U17

Lexo

Federata e Futbollit e Kosovës prej 23 deri më 29 mars do të jetë organizatore e turneut të Grupit 5 të rrethit të dytë kualifikues për Kampionatin Evropian 2022 për Kombëtaret U17 në konkurrencën e femrave. Kjo është hera e parë që UEFA ia ka besuar FFK-së organizimin e një turneu të tillë të ekipeve kombëtare, e ku krahas Kosovës marrin pjesë edhe Gjermania, Austria dhe Sllovenia. Ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe në stadiumin “Zahir Pajaziti”. Hyrja për tifozë do të jetë pa pagesë, por në hyrje duhet të tregohet dëshmia për vaksinim kundër Covid-19.  Vashat e Kosovës të drejtuara nga Kushtrim Munishi sot kanë mbajtur stërvitje në stadiumin “Zahir Pajaziti”, ku është punuar me përkushtim në synimin për një tjetër paraqitje të suksesshme, pasi në vjeshtën e kaluar arritën ta fitojnë grupin kualifikues.

Orari i ndeshjeve
23 mars, 2022
Gjermania – Kosova; stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 11:00
Sllovenia – Austria; stadiumi “Zahir Pajaziti”, ora 15:00

26 mars, 2022
Gjermania – Sllovenia; stadiumi “Zahir Pajaziti” ora 12:00
Austria – Kosova; stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 16:00

29 mars, 2022
Austria – Gjermania; stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 12:00
Kosova – Sllovenia, stadiumi “Zahir Pajaziti”, ora 12:00

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img