Në vazhdën e aktiviteteve të Shoqatës së tifozëve “Për jetë kuq e blu”, një përfaqësi e këtij grupimi me në krye drejtuesin e kësaj shoqate, Sandër Dema ishin për vizitë në shkollën “Edith Durham” të qytetit të Shkodrës.
Qëllimi i kësaj vizite lidhej me një tifoz të vogël të Vllaznisë, nxënësin e kësaj shkolle Loel Franja, pasioni i të cilit për futbollin e ka bërë të jetë pjesë edhe ekipeve të moshave të AF Vllaznia.
Me mbështetjen edhe të drejtuesve dhe mësuesve të shkollës, Grupimi i Shoqatës së tifozëve “Për jetë Kuq e Blu” ka zhvilluar një takim pikërisht në klasën e vogëlushit Loel Franja, të cilit i ka dorëzuar shallin dhe uniformën e Vllaznisë.
Veprimi në fjalë ka tërhequr vemendjen edhe të bashkëmoshatarëve të tij, kërkesës të të cilëve për t’u pajisur edhe ato me uniformat kuqeblu, i është përgjigjur pozitisht Shoqata e tifozëve “Për jetë kuq e blu” duke ndikuar kështu në afrimim sa më shumë të këtij brezi fëmijësh me emrin simbol të shkodranëve, “Vllaznia”.
Postimi zyrtar i Shoqatës së Tifozëve “Për jetë Kuq e Blu”:
“Sa bukur eshte te mundohesh ta kuptosh pasionin e nje femije qe ka per futbollin.
Sot me shume se kurre e kemi ndjere ku patem kenaqesin qe jemi ne nje nga klasat e Shkolles Edith Durham. Per te inkurajuar sado pak kete femi te pasionuar per Futbollin sa cdo nate fle me Fanelen e Vllaznis nen jastek. Dhe nuk lejon asnjeri tja prek. Stervitet çdo dit me Akademin me shoket e skuadres. Ky djale pasionant quhet Loel Franja ,
nipi i Fitueses Topit Arte Futbollit Femrave, Kampiones Esmeralda Franja. Jo me kot dhe kenga thot:
GEZON PLAKU DHE FEMIJA
Veç ti shikoje klasen plot me femije kur permendej Emri I Vllaznise, O Zot cfar Emocioni, Gjith donin nga nje shall kuq e blu, Te gjith e dinin, e ndjenin Vllazninë, Dashurin per te.
KJO ESHTE SHKODRA KU CDO SHKODRAN PA DALLIM MOSHE, GJINIE, JETON ME
SHPIRTIN .
Flm stafit Shkolles, Drejtorit Shkolles, dhe shokeve Shoqates. Ku te gjithe bashke I urojme
LOELIT SUKSESE. PERJET KUQ E BLU
VLLAZNI KE VLERE BARAZ ME DRITEN E SYVE”.
(Video) Pamjet nga takimi i Shoqatës së Tifozëve “Përjetë Kuq e Blu” me tifozin e vogël Loel Franja dhe nxënësit e shkollës “Edith Durham” në Shkodër, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar Veriu Sport-YOUTUBE.



