Sunday, November 24, 2024

Të shtunën, miqësorja Spanjë-Shqipëri, në formacionin e Luis Enrike, asnjë “kampion bote”

Lexo

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të përballet në Barcelonë me Spanjën dhe kuqezinjtë do të çelin një kapitull interesant në historinë e përfaqësueses vendase. Për herë të parë në 12 vitet e fundit, midis 23 lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Luis Enrike  nuk ka asnjë “kampion bote”. Mungesa e Busketsit, i cili është lënë pushim nga trajneri për dy miqësoret e fundmarsit, atë të shtunën në Stadiumin “RCDE” të Espanjolit në Barcelonë, dhe atë që do të luajë të martën e ardhshme ndaj Islandës në stadiumin “Riazor” të La Korunjës, e ka lënë Spanjën pa një lojtar “kampion bote” që nga koha kur triumfoi në Botërorin e 2010-ës në Afrikë të Juhut.

Injesta, i cili ende luan në kampionatin japonez të futbollit, ishte lojtari që shënoi golin që i dhuroi Spanjës kurorën e më të mirës së botës. Interesant është ndërkohë fakti se në grupin aktual të Luis Enrikes ka mbetur vetëm një lojtar nga cikli i ish-trajnerit të atëhershëm, Visente del Boske. Ai është tashmë kapiteni i pari i përfaqësueses, Jordi Alba, i cili është i vetmi lojtar që ka mbetur nga ekipi “kampion” i Evropës në 2012-ën. Duke mbetur tek statistikat, në skuadrën aktuale nuk ka asnjë lojtar që ka arritur numrin magjik të 100 ndeshjeve me përfaqësuesen pasi lojtari më me përvojë është Alba, i cili ka luajtur 81 ndeshje.

Jo shumë kohë më parë, përfaqësuesja iberike i kishte të rregullt “shekullorët” si Kasijas apo Ksavi, apo edhe rekordmenë ende aktivë si Serxhio Ramos. Me pak fjalë, rinovimi i skuadrës nga trajneri Luis Enrike është drejt përfundimit të tij dhe një gur kilometrik në këtë drejtim është edhe përballja e Spanjës me Shqipëria në Stadiumin RCDE të Espanjolit, në takimin që do të sillet më 26 mars për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img