Tuesday, May 14, 2024

Ekran gjigant në stërvitjen e kombëtares së Spanjës për miqësoren me Shqipërinë

Lexo

Përfaqësuesja e Spanjës në futboll ka vijuar përgatitjet për sfidën e së shtunës me Shqipërinë, por edhe për atë të së martës ndaj Islandës. Përgjatë këtyre 4 ditëve të para të stërvitjeve, skuadra e trajnerit Luis Enrike e ka rritur ngarkesën, ndërsa duhet theksuar karakteristikë për këto ditë në kompleksin stërvitore të “Las Rozas”, kanë qenë temperaturat e freskëta. Në fakt, në këto dy ditët e fundit, trajneri i përfaqësueses iberike ka zgjedhur që seancat stërvitore t’i zhvillojë me dyer të mbyllura, pa praninë e mediave.

Vëmendja e medieve ka qenë tek debutuesit, portieri David Raja, por edhe Hugo Gijamón, i cili ka zëvendësuar Diego Jorenten e dëmtuar. Ndërkohë, risia më e madhe e vërejtur në këto dy ditët e fundit të stërvitjes ka qenë ekrani i madh televiziv që Luis Enrike ka instaluar në kompleksin stërvitor të përfaqësuesueses, me anë të të cilit ai ka mundësi t’u tregojë gabimet e bëra dhe t’i korrigjojë ato. Ajo që ka rënë në sy ka qenë instalimi i një ekrani 6 metra të gjerë dhe 3 metra të gjerë, çka ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave vendase.

Në këtë mënyrë, trajneri nga krahina e Asturias braktis mënyrat tradicionale të shpjegimit të taktikave të tij, duke përqafuar fjalën më të fundit të teknologjisë, që i kursen atij kohë, por edhe e bën edhe më të lehtë përcjelljen e ideve dhe skemave të tij.

Përballja e Spanjës me Shqipëria do të luhet në Stadiumin RCDE të Espanjolit dhe ky takim që do të sillet më 26 mars për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, duke nisur nga ora 19:45.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img