Friday, November 22, 2024

Disiplina, asnjë ndëshkim për Superioren. Masa për të gjitha kategoritë e tjera dhe moshat

Lexo

Komisioni i Disiplinës i Federatës Shqiptare të Futbollit, në mbledhjen e tij të radhës të shtunën, duket se ka kursyer Kategorinë Superiore dhe është marrë me të gjitha nivelet e tjera të topkëmbës në vend. Kështu Kategoria e Parë tre masa ndëshkimore, të cilat nisin me Agim Dajçin e Besës, që për provokim të publikut është pezulluar 2 ndeshje. Më tej akoma Arjan Lleshaj i Burrelit për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjesh është dënuar me 4 javë, kurse klubi i Shkumbinit është gjobitur për sjellje të gabuar të tifozëve në masën 50.000 lekë të rinj. Në Kategorinë e Dytë e ka pësuar vetëm Samet Gjoka i Sopotit, i cili është pezulluar 4 javë për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes. Masat e tjera ndëshkimore, të cilat po i ndiqni më poshtë i përkasin U-17 e U-19, si dhe në Kategorinë e Tretë për Spartakut. Por ndërkohë Disiplina ka vendosur dhe hapjen e hetimit për ndeshjen e moshës deri në 15 vjeç, Apolonia – Besa.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img