Monday, November 25, 2024

Luis Enriquen, vlerëson lojën e Shqipërisë, komplimente Armando Brojës

Lexo

Spanjollët mundën kuqezinjtë me një rezultat të ngushtë 2 me 1. Një ndeshje kjo e shoqëruar me një përformancë të mirë të kombëtares së Shqipërisë, e cila me pak kujdes mund ta mbyllte me rezultat të barabartë.

Goli i Uzunit në të 85-tën që barazoi rezultatin, 1-1, pasi dhjetë minuta më herët kishte shënuar Ferran Torres për vendasit ka shtangur një stadium të tërë, dhe së bashku me të edhe pankinën spanjolle.

Është kjo arsyeja që tekniku i përfaqësueses së Spanjës, Luis Enriquen, do të shpërthente në një festë marramandesë kur pa që topi i gjuajtur në të 90-të minutë prej futbollistit të tij Olmo të përfundonte në rrjetën e portjerit kuqezi, Berisha duke i dhënë fitoren spanjollëve me rezultatin e ngushtë 2-1.

Fitorja, natyrisht që e ka entuziasmuar së tepërmi teknikun spanjoll, por kjo nuk nuk e ka penguar të përcjëllë vlerësime për kombëtaren e Shqipërisë dhe personalisht duke i thurur lavde, talentit nga Malësia e Madhe, Armando Broja.

“E prisja një ndeshje të vështirë. E patëm theksuar edhe më parë dhe u kam thënë edhe djemve çfarë na pret. Një skuadër që luan shumë mirë taktikisht dhe di të luajë mirë, kjo është Shqipëria. Kemi parë disa ndeshje të Shqipërisë. Kanë një futbollist shumë të mirë si Armando Brojën. Vuajtëm jo pak për të shkuar te goli”, u shpreh pas ndeshjes njëshi i pankinës spanolle, Luis Enriquen.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img