Thursday, November 21, 2024

Reja: Spanja është ekip i madh, ne bëmë gjëra të mira, duhet të kishim marrë barazimin!

Lexo

Për teknikun e përfaqësueses sonë, Edi Reja, kombëtarja e Shqipërisë që ai drejton, ka bërë një ndeshje të mirë përballë asaj të Spanjës. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, Reja e vlerëson Spanjën si një ekip i madh, por sipas tij, edhe Shqipëria bëri gjëra të mira duke merituar të merrte barazimin.

“Të vjen keq për djemtë, kanë bërë një paraqitje të mirë. Do ishte bukur të kishim marrë një barazim. Na mbetet zhgënjim për golin në fund, kemi shpenzuar shumë energji. Gabuam te goli i parë, ai pasim nuk duhet të bëhej. E pashë në telefon golin e dytë. Jordi Alba ishte përtej linjës të topit. Jam akoma më i nxehur, për golin e dytë. Më vjen keq për gabimet, na ndodhi me Poloninë dhe Anglinë. Ata luajtën mirë, ne mbrojtëm. Spanja është ekip i madh, ne bëmë gjëra të mira. Ishim në lojë deri në fund, detajet dhe pasi i fundit na mungojnë për hapin e madh. Më vjen keq për djemtë, për gabimet që ndodhin në futboll. Ekipit do i jap notë mjaftueshëm, nuk mund t’i dënoj kur bënë 90 minuta të mira taktikisht. S’mund të them se kishte nota negative, u ndëshkuam nga episodet, mund të shkonim në shtëpi me një pikë. Te zotërimi i topit nuk ishim të aftë, Spanja s’të jep kohë të marrësh frymë. Me Brojën bëmë nisje të mira, me fat mund të pretendonim më shumë. Nuk kam pse i vë nota lojtarëve, as reparteve. Duhet të jemi të përqëndruar jo për 9 por për 90 minuta”, u shpreh trajneri i kuqezinëve, Armando Broja pas sfidës, Spanjë-Shqipëri 2-1.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img