Në kuadrin e eliminatoreve të Kampionatit Europian U-21, kombëtarja e Shqipërisë zhvilloi dy ndeshjet e radhës duke pasur përballë kombëtaret e Çekisë dhe të Anglisë. Ballafaqime këto që u fituan nga skuadrat kundërshtare, 0-1 dhe 0-3. Për t’u theksuar është se në listën e teknikut Alban Bushi ishin edhe katër futbollistë shkodranë. Bëhet fjalë për emra të tillë si Kalaj, Mitaj, Kraja dhe Bebeziqi.
Në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, tekniku Bushi, vlerëson nivelin e tyre, duke u ndalur edhe tek Klevis Bebeziqi, i cili i thirrur në moshën 18 vjeçare në këtë kombëtare, garanton për një perspektivë të padiskutueshme në vazhdimësinë e aktivizimit me 21 vjeçarët.(Video)
Vetë Klevis Bebeziqi, futbollisti me moshën më të re në gjirin e Kombëtares U-21, që debutimin e tij të parë me këtë fanelë e bëri kundër kombëtares së Anglisë, ndjehet i emocionuar dhe i kënaqur me arritjet e tij.(Video)
Kujtojmë që mesfushori me tipare sulmuese, Klevis Bebeziqi, i dalë nga ekipet zinxhir të futbollit shkodran, përfshirë edhe Akademinë Vllaznia, po kalon një formë shumë të mirë sportive në kampionatin slloven ku po luan me sukses me ekipin Olimpija Ljubjana, ku është është në sezonin e dytë të tij.
Gaspër MARKU