Humbja fatale me Egnatian dhe rreziku serioz për rënien nga Kategoria Superiore e ka mërzitur jo pak presidentin e Dinamos, Ardian Bardhi, gjë të cilen e ka shprehur haptazi edhe publikisht.
Reagimi i ashpër që ai ka bërë ndaj skuadrës së tij, kanë lënë të kuptohet që njëshi i klubit blu ka vendosur të largohet nga drejtimi i Dinamos. Lajm ky i përhapur mbrëmjen e së dieles, që për hirë të së vertetes mori përmasa të mëdha.
Por, ndërsa në opinionin sportiv konsiderohej e kryer çështja e dorëheqjes, vetë presidenti Bardhi ka konfirmuar po mediatikisht që, jo vetëm që nuk është i vertetë lajmi i dorëheqjes, por ka garantuar se edhe nëse Dinamo bie nga kategoria, ai do të vijojë të mbështese këtë klub, me të cilin ka projekte ambicioze për të arritur në vazhdimësi rezultate pozitive.