FK Vora–Teuta dhe Vllaznia–KF Laçi, janë dy duelet e sotme të kategorisë Abissnet Superiore. Çifi i parë nis në orën orën 13:30 dhe do të luihet në stadiumin e Vorës, ndërsa më vonë, në orën 16:00, në stadiumin “Loro Boriçi” ballafaqohen, Vllaznia dhe Laçi.
Java e 13-të ka nisur dje me sfidat e para ku Tirana mundi Skënderbeun 3 me 2, ndeshje e luajtur në stadiumin “Selman Stërmasi, ndërkohë që në stadiumin “Elbasan Arena” u luajt derbi i kryeqytetit ku Dinamo City u mund nga Partizani 1 me 4.
Egnatia – AF Elbasani, është planifikuar të luhet nesër me datë 29 nëntor, me përballjen që do të luhet në orën 18:30 në “Arena Egnatia”, takim ky që mbyll javën e 13-të.
Kalendari i javës së 13-të Superiore
Dje(E premte)
Tirana – Skënderbeu, 3-2
Dinamo City – Partizani,1-4
Sot, e shtunë
FK Vora – Teuta, 28.11.2026, 13:30, “KF Vora”
Vllaznia – KF Laçi, 28.11.2026, 16:00, “Loro Boriçi”
Nesër, e dielë
Egnatia – AF Elbasani, 29.11.2026, 18:30, “Arena Egnatia”


