Saturday, November 23, 2024

BOKS-Sot, Turneu “MEMORIAL VLLAZNIA 2022”. 6 ndeshje për Shqipërinë në ditën e parë

Lexo

Nis sot në Shkodër  Turneu Ndërkombëtar i boksit “Memorial Vllaznia 2022”, aktivitet ky që tradicionalisht zhvillohet në qytetin verior në nderim të ish boksierëve shkodranë të ndarë nga jeta në vite të ndryshme.

Pjesëmarrës në këtë turne, që sipas radhës është në edicionin e 18-të të tij, janë ekipet kombëtare të Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Bullgarisë dhe Shqipërisë, e cila nën drejtimin e trajnerit Zef Gjoni përfaqësohet me dhjetë boksierë.

Pallati i sportit, “Qazim Dervishi” do të jetë arena ku boksierët pjesëmarrës do të konkurojnë për dy ditë me radhë.

 

Pasditen e së premtes duke filluar nga ora 17:00 janë planifikuar të zhvillohen ndeshjet gjysëmfinale, ndërkohë që një ditë më pas, të shtunën paradite në orën 11:00 do të zhvillohen ndeshjet finale ku do të përcaktohen kampionët individual dhe ekipor.

Shorti i hedhur pak minuta më parë ka përcaktuar që kombëtarja e Shqipërisë, në ditën e parë do të zhvillojë gjashtë ndeshje. Në ring për takimet gjysëmfinale do të ngjiten boksieret kuqezi: Mauro Cani, Kristian Koço, Arjon Kajoshi, Besar Sulaj, Mehmet Hodo dhe Geljan Rojku.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img