Sunday, November 24, 2024

Europiani i Volejbollit U-19 për femra, Shqipëria mundet nga Polonia 0-3

Lexo

Kombëtarja e Shqipërisë në volejboll për femra të kategorisë U-19 është mundur nga kombëtarja e kësaj moshe e Polonisë. Ndeshja e vlefshme për Kampionatin Europian është zhvilluar të shtunën në sallën olimpike “Feti Borova” he ka përfunduar me rezultatin 0-3 në favor të Polonisë.

Siç shikohet edhe nga pikeverazhi i seteve, kombëtarja polake ka qënë dominuese e të gjithë ndeshjes. 7 me 25 në favor të kombëtares polake ka përfunduar seti i parë. Me të njëjtin rezultat është mbyllur edhe seti i dytë për polaket, ndërkohë që në setin e tretë, edhe pse ka  një farë reagimi nga kombëtarja kuqezi, Polonia arrin të fitojë edhe këtë set me shifat 25   me 17 duke dalë fituese e të gjithë takimit 0-3.

Në përfundim të ndeshjes ka ardhur për mikrofonin e Radio Televizionit Shqiptar,

“Për ne është një mision i përmbushur kalimi në fazën tjetër të Kampionatit Europian. Që tani nis puna për një përgatitje më serioze dhe më të gjithanshme me qëllimin vajtjen në finalet e Kampionatit Europian. Në përgjithësi kemi treguar gjëra të mira, ndaj dhe jemi kryesuesit e grupit”, është shprehur trajneri i Polonisë, Vieslav Popik.

Në vijim të kalendarit të Europianit, kombëtarja e Shqipërisë do të ndeshet me kombëtaren austriake, takim i cili do të zhvillohet në sallën olimpike “Feti Borova” të kryeqytetit.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img