Shpartallohet Skënderbeu, e mund Tirana në Korçë 0-4

Lexo

- Reklamë -spot_img

Skënderbeu 0 dhe Tirana 4. Ky është rezultati i ndeshjes të përfunduar pak minuta më parë në stadiumin Skënderbeu të Korçës, takim i vlefshëm për javën e 28 të Kategorisë Superiore. Shifra këto të paparashikuara, pasi edhe pse kishin përballë skuadrën kryesuese të kampionatit, për vetë pozitat e vështira në fund të tabelës së klasifikimit në të cilat gjendet Skëndërbu, realisht pritej një paraqitje tjetër e skuadrës korçare.

Katër golat e shënuar nga skuadra bardheblu kanë për autor: Xhixha 37′, Totre 62′, Nikqi 68′, Seferi 88′ (p).

Me këtë skuadra kryeqytetase e drejtuar nga Orges Shehi shkon në kuotën e 63 pikëve duke u u bërë e pakapshme nga Laçi i vendit të dytë, që pas barazimit të djeshëm në “Loro Boriçi” ka plot 16 pikë diferencë me vendin e parë.

Ndërkohë, kjo humbje katastrofike, jo vetem në shifra, por edhe në peshëm e mundësive të pakta për të mbjitetuar në Superiore, e shkatërron tërësisht Skënderbeun, i cili duke vazhduar të blindojë fundin e renditjes, shpresa e shpëtimit sa vijnë dhe pakësohen.

e 63 pikë, Tirana është me një dorë te titulli kampion, duke dominuar kundërshtarin. Sfida është hapur nga Xhixha në minutën e 37, ndërsa Totre, Nikqi dhe Seferi kanë vendosur duelin. Nga ana tjetër, Skënderbeu vijon të qëndrojë në fundin e klasifikimit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Partizani dhe Teuta ndajnë pikët në një sfidë me penallti dhe karton të kuq

Partizani-Teuta 0-0 Partizani:Qirko,Marku,Janjeva,Vata,Atanaskoski,Ismaili(Murataj 65),Dumbia(Ogunleje 91),Keko(Bintsuka 61),Human,Sidibe(Jata 46),Skuka(Mija 46) Trajner:Florin Bratu Teuta:Bernardoni,Fangaj,Jazxhi(Toli 51),Zhongo,Përgjoni,Uotlai(Maçolli 60),Kallaku(Daci 71),Mala(Kuqi 71),Arifi(Pedro 71),Boçi,Antoni Trajner:Edlir Tetova Gjyqtarë:Ditmir Grimci(Shkodër),Marjus Qose(Lushnje),Ardit...
- Advertisement -spot_img