Jo vetëm për rëndësinë që kishin pikët, por edhe momenti festiv në inagurimin e stadiumit të ri, paraqiti në fushën e lojës një Kukës tejet të karikuar për t’i marrë Laçit fitoren tre pikëshe. Një gjë të tillë e shprehu pas ndeshjes edhe trajneri Dieogo Logo, por gjithësesi, për të dhe kampin kuksian, e favorshme është që dy skuadrat që e kërcënojnë, Partizani dhe Vllanzia, barazuan po sot në “Loro Boriçi”.
“Nuk jam i kënaqur me barazimin, sepse donim të fitonim ndeshjen për tifozët tanë. Laçi është një skuadër e fortë, luftuan shumë deri në fund. Vllaznia-Partizani doli 0-0 dhe kjo 0-0 dhe duhet të vazhdojmë përpara. Më në fund jemi rikthyer në shtëpi, jemi të lumtur që luajmë para tyre dhe na ndihmuan shumë gjatë ndeshjes së sotme. Jam i bindur që po të luanim në një stadium me kaq tifozë, gjërat do të ishin shumë ndryshe. Provuam deri në pikën e fundit të fuqisë, goditëm shtyllën. Në pjesën e parë luajtëm, mirë, ndërsa në të dytën bëmë më pak. Laçi ka skuadër të mirë, është e vështirë të përballosh lojtarë si Adeleke dhe Guindo që janë të shpejtë.”, u shpreh për SuperSport pas ndeshejs, Diego Longo.
I pyetur për mungesën e fitoreve në ndeshjet e fundit, Diego Longo, tha: “Është e vërtetë që kemi 5 ndeshje pa fitore, por nuk dua të kujtoj dy ndeshjet e fundit që ishin një turp. Sot luajtëm ndaj Laçit, ndërsa në vijim do të provojmë për t’u rikthyer te fitoret dhe tani luajmë në shtëpinë tonë.”
Sa i përket, kontratës time në lidhje ne vazhdimësinë e drejtimit të Kukësit, italiani i pankikës kuksiane, sqaroi:”Mund të them, se, “në këto momente jam i fokusuar te puna dhe vendi i 3-të. Dua të punoj çdo minutë, çdo orë dhe çdo ditë me skuadrën. Ky është prioriteti jonë që ka rëndësi në këto momente dhe do luftojmë për vendin e 3-të dhe më pas të mendojmë se çfarë do të bëjmë më pas”.