Kur pritej që pas dy fitoreve radhazi, bardheblutë e Tiranës të drejtuar nga trajneri Arben Sako të fitonin edhe finale e tretë dhe të kurorëzoheshin me titullin kampion, Erzeni ka dalë fitues me rezultatin 3-1. Kjo fitore e shijakasve në shtëpinë e tyre ka rihapur garën për titull, të paktën edhe për ndeshje tjetër, apo ndoshta edhe për dy të tjera.
Volejbollistët shijakas të drejtuar nga trajneri Parid Uruçi e nisëm mirë ndeshjen teksa fituar setin e parë me shifrat 25-23. Tirana reagon dhe fiton setin e dytë 25-20. Dy setet e tjera janë përsëri për Erzeni, 25-23 i treti, ndërkohë që i katërti dhuron spektakël, ku vetëm në pikët shtesë, fitojnë shijakasit 29-27 duke e fituar të gjithë ndeshjen 3-1.
Sipas kalendarit të FSHV, ndehsja e katërt do të luhet më 30 prill përsëri në Tiranë, dhe nëse fitojnë bardheblutë shpallen kampionë. Në rast të kundërt, fitorja e Erzenit e çon finale e Play Off-it me ndeshje të pestë.