Tuesday, April 30, 2024

Volejboll Meshkuj-Rihapet gara për titull, finalja e tretë, Erzeni-Tirana 3-1

Lexo

Kur pritej që pas dy fitoreve radhazi, bardheblutë e Tiranës të drejtuar nga trajneri Arben Sako të fitonin edhe finale e tretë dhe të kurorëzoheshin me titullin kampion, Erzeni ka dalë fitues me rezultatin 3-1. Kjo fitore e shijakasve në shtëpinë e tyre ka rihapur garën për titull, të paktën edhe për ndeshje tjetër, apo ndoshta edhe për dy të tjera.

Volejbollistët shijakas të drejtuar nga trajneri Parid Uruçi e nisëm mirë ndeshjen teksa fituar setin e parë me shifrat 25-23. Tirana reagon dhe fiton setin e dytë 25-20. Dy setet e tjera janë përsëri për Erzeni, 25-23 i treti, ndërkohë që i katërti dhuron spektakël, ku vetëm në pikët shtesë, fitojnë shijakasit 29-27 duke e fituar të gjithë ndeshjen 3-1.

Sipas kalendarit të FSHV, ndehsja e katërt do të luhet më 30 prill përsëri në Tiranë, dhe nëse fitojnë bardheblutë shpallen kampionë. Në rast të kundërt,  fitorja e Erzenit e çon finale e Play Off-it me ndeshje të pestë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img