Monday, November 25, 2024

Plori: “Lojtarët të përgjumur në pjesën e parë, Dinamon duhet ta marrim shumë seriozisht”

Lexo

“Pjesa e parë nuk ishte siç duhet, duhet të ndalemi tek kjo pjesë, lojtarët ishin si të përgjumur. Ndikoi dhe mungesa e Krymit, që lidh repartet. Lojtarët ndiejnë lodhje në këmbë, jemi në lojë edhe në kampionat, edhe në Kupë. Skënderbeu di të luajë futboll, erdhi në Shkodër për të luajtur pa presion, duke e qarkulluar mirë topin. Në pjesën e dytë ndryshuam edhe në anën tekniko-taktike, sepse duhet të rrezikonim më shumë dhe të ishim më konçizë.

Goli i Hakajt: “Nuk ishte rastësi goli i Hakajt, sepse kërkonim ndërhyrjen e anësorëve. Sikur u zgjua nga gjumi në pjesën e dytë skuadra, lojtarët janë profesionistë dhe duhet të arrijmë objektivin që është pjesëmarrja në kupat e Europës.”

Presioni i pikëve: “Them se i kemi mundësitë për të arritur objektivin, por nëse nuk ka entuziazëm, do të jetë e vështirë. Duhet të jemi të saktë në veprimet tona. Sidoqoftë, kemi ekuilibra në ndeshjet e fundit. Tani presioni i pikëve është shumë i madh, por them se kemi pasur stabilitet. Duhet të jemi seriozë dhe të mos u lëmë hapësira kundërshtarëve.”

Ndeshja me Dinamon: “Dinamo duhet marrë shumë seriozisht, ka lojtarë shumë të mirë, në këtë moment duhet automatikisht ta vlerësojmë ndeshjen.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img