Monday, November 25, 2024

Vendim i FSHF-së: Tre javët e fundit të Superiores do të luhen në të njëjtin orar

Lexo

Java e 32-të e Superiores nis nesër me duelin, Kukësi-Tirana. Një përballje kjo direkte rivalësh për Europën që mbajnë vendin e tretë dhe të katërt. Nga rezultati i kësaj ndeshje mund të përfitojë Vllaznia, e cila nga ana e saj takimin në transfertë me Dinamon e luan të   enjten, ora 16:45 në “Elbasan Arena”.

Tre takimet e tjera të javës së 32-të janë planifikuar të luhen të mërkurën me këtë kalendar: Skënderbeu-Kastrioti, Egnatia-Laçi dhe Tirana-Teuta.

Ndërkohë, me një vendim të marrë gjatë ditës së hënë, sektori i garave në FSHF ka vendosur që tre javët e fundit të Abissnet Superiore do të luhen në të njëjtën ditë dhe në të njëjtin orar.

“Sfidat e tre javëve të fundit do të luhen të gjitha në të të njëjtën ditë dhe do të nisin në të njëjtën orë. Departamenti i Garave në FSHF bën me dije se janë marrë të gjitha masat që të sfidat e javëvë të fundit të kenë asistencën e sistemit VAR. Më poshtë, edhe kalendari i ndeshjeve të kampionatit “Abissnet Superiore” nga java e 32-të e deri në javën e 36-të.”, thuhet në njoftimin zyrtar të shpërndarë nga FSHF.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img