Presidenti i Partizanit, Gazment Demi në një lidhje direkte me “Rubrika Sportive” në RTSH ka folur për ecurinë e Partizanit, për vendin e tretë që skuadra ka aktualisht.
“Vendi i tretë nuk është diçka e rrallë për Partizanin, diçka që më emocionon. Ky vit na iku për keq, nuk mundëm të kënaqnim tifozët, sepse Partizani nuk është vetëm i Gaz Demit. Gjëja e mirë është kompleksi, pavarësisht se nuk është aty ku doja unë”.
“Fitorja në derbi? Mendoj se ishte një ndeshje që u luftua, Dinamo na rrezikoi shumë herë, na ndihmoi dhe fati kur ishim me një lojtar më pak. Gjatë pjesës së dytë u trembëm pak, por kur fiton edhe gëzon”
“Çështja e trajnerit? Mehmeti është trajneri i Partizanit, nuk ka asnjë diskutim, nuk po bisedojmë me asnjë trajner tjetër. Nuk më pëlqen kur krijohen situate të tilla, janë situata shumë të dobta për të prishur futbollin. Çdo njeri mund të kritikohet, edhe unë mund të kritikohem. Mehmeti me të mirat dhe të këqijat po e dërgon skuadrën përpara”.
“Këto thashetheme nuk kanë asnjë ndikim te skuadra, sepse trajneri e njeh presidentin e tij, nuk ka asnjë llojë presioni. Kështu që mendojmë për ndeshjen e nesërme dhe shpresojmë të na ecë mbarë”.
“Premio për skuadrën? Nëse do arrijnë të kapin Europën do të ketë premio. Nuk do ketë premio për çdo ndeshje. Kam besim se nesër do të marrim një rezultat të mirë, janë dy skuadra të forta, që pretendojnë Europën”.
“Kompleksi? E para e punës, të jemi si të gjithë, me një ship. Vitin tjetër mendoj se do të kemi një miniavantazh, do na japë një shtysë plus. Tani do jem më shumë pranë skuadrës dhe besoj se vitin tjetër do bëjmë gjëra më të bukura për Partizanin. Shpresojmë të ulim disi shpenzimet, sepse kemi shpinë tonë, dhe të bëjmë gjëra më të mira”.
“Zhgënjimet në këtë sezon? Nuk kam patur ndonjë zhgënjim të madh, sepse u mësova me futbollin. Ndoshta me Ilir Dajën, pasi dihen mardhëniet mes nesh, por nuk mund ta quaj zhgënjim, më tepër ishte një fat i keq. I kam mbaruar zhgënjimet, po mendoj vetëm për ecurinë ku do shkojmë përpara”.