Monday, November 25, 2024

Problemi me arbitrat në ligën amatore, sa real aq dhe i ekzagjeruar!

Lexo

Kolegjiumi Arbitrave Shkoder ka pas, ka dhe do vazhdoj të ketë arbitra në gjitha kategoritë, nga liga amatore deri në superligë dhe elitë FIFA, sepse e ka të trashëguar në ADN nga i madhi LUIGJ SHALA.

Por, realiteti është absolutisht krejt i kundërt me sa është shkruar e trumbetuar në media.

Ky problem, direkt apo indirekt, ka ardhur nga presionet e intimidimet që ka ushtru sistematikisht shefi Arbitrave SOKOL JARECI për të shkri dhe eliminu së funksionuari AKADEMIA ARBITRAVE SHKODËR, që për hir të së vertetes ka qënë furnizuesja e kolegjiumit me arbitra. Nuk po përmend emra, sepse jam koshient që do penalizohen dhe më shumë, por po mjaftohem me dy arbitra që vetë SOKOL JARECI i ka thirrë në seminar në FSHF si arbitër TALENT, ARLIND PIRANI e SOADA TUSHAJ, që kanë dal direkt nga puna e AKADEMIS.

Po ashtu, sot të gjithë arbitrat që janë në Kolegjumin Shkodër në kategorinë e parë, DITMIR GRIMCI, SAJMIRI HYSENI,  ARDIT ÇOBAJ, OMER KALOSHI, REBANI GEMI, XHOVAN KASNECI, ELVIN BUSHATI, BESART PEPNIKAJ, NORIS KOZMAJ, ka dhe shumë të tjerë, ndjes që nuk më kujtohen emrat e gjithëve, por këto të Rinjë janë absolutish djem me shumë prespektiv, por ajo që rrënoj e shkatërroj këtë punë kolosale në kohë rekord, falë një bashkëpunumi të MREKULLUSHEM mes Kryetarit të Kolegjiumit Shkodër Z/DRITAN SALAJ dhe Presidentit të Akademia Arbitrave Shkodër me president SAID AHMETI.

Akademia Arbitrave Shkodër ka funksionu në mënyrë PERFECT me tre drejtusa PASIONAT si, President Z/SAID AHMETI, Sekretar Z/SONIL ZEKA, Drejtor teknik Z/JETMIR PODGORICA, ka funksionu me një program 1vjeçar me sistem vlerësimi me pikëzim, gja e cila sodhi një risi, futi frymen e bashkëpunimit, rriti harmoninë në grup dhe PROGRESI ishte mbreslënës.

Këtu nderhyri nga FSHF shefi PERVERS duke i hek gjitha të drejtat kryetarit kolegjiumit Shkodër për vlerësimin e testimin në Shkodër dhe për caktimin e arbitrave Shkodran nga ana kryetarit Z/DRITAN SALAJ në kampjonat kombëtar. Por, shef SOKOL JARECI mori çdo kompetence për vete duke e kthy veten në një TUTOR të SEMUR. Dhe me këto veprime të papërgjegjshëm, Sokol JARECI futi një frymë përqarëse në Shkodër duke vlerësu e aktivizu me MIQ e jo me MERITOKRACI. Dhe këtu bjen dëshira nga arbitrat Shkodran duke fillu nga kryetari DRITAN SALAJ që i janë hek gjitha kompencat dhe tek arbitrat që skan motiv për të punu, për t’u stervit, sepse përsëri do shkojnë arbitrojnë arbitra pa moral të paaftë, të pa përgjeshëm siç dhe vet KOMISIONI DISIPLINES. E përjashtoj një durrsak, por mund të jetë një Shkodran si ARLIND KASTRATI që arbitron pa norma se asht Nipi AGRON KASTRATI e miku i PREK PJETRUSHIT, por mund të jetë dhe Tiranës, si NORIS KOZMAJ që ka mik SOKOL JARECIN.

Që, ky problem te zgjedhjet, sa më parë duhet rikthy në punë AKADEMIA ARBITRAVE SHKODËR, sepse ka një program  detajuar, kur do ketë arbitër dhe MALËSI Të MADHE, në KOPLIK, në DUKAGJIN, në PUKË, në VELIPOJ. Programi është i gatshëm dhe Unë, SAID AHMETI SI PRESIDENT I AKADEMIA ARBITRAVE SHKODËR, shumë shpejt do sjell një ekip FRANCEZ për zhvillimin e disa seminareve TEORIKE E PRAKTIKE.

Mbetem me shpresen të gjej gjuhën e bashkëpunimit me Presidentin e BAFSH Z/TAHIR KASTRATI, Sekretarin e FSHF Z/ILIR SHULKU dhe Presidentin e nderuar Z/ARMANDO DUKA.

KAUZA IME, ËSHTË TË NDERTOJ URA BASHKëPUNIMIT, JO MURE NDARSE!

Presidenti i Akademisë Arbitrave Shkodër

SAID AHMETI

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img