Superliga shqiptare e futbollit mbyll sot javën e 32-të. Në 16:45 në “Elbasan Arena” luhet Dinamo – Vllaznia, me Blutë e Vanolit që janë zhytur në fundin e klasifikimit pas fitores së djeshme të Skënderbeut.
Dueli i sotëm është shpresa e fundit për “Nëndetësen”, që sheh 11 pikë larg zonën e shpëtimit. Nga ana tjetër, Vllaznia luan për Europën, duke dashur të kalojë Kukësin me tri pikët e sotme të mundshme.
Pas 32 javëve, Dinamo qëndron me 23 pikë në fundin e klasifikimit, teksa Vllaznia me 45 pikë mban vendin e pestë.