Wednesday, November 27, 2024

Vllaznia kampione në basketboll për të reja. Titulli i dytë radhazi për trajneren Medina Mustafa

Lexo

Formacioni i Vllaznisë:  Anisa Bokrina, Melida Hykaj, Sara Murçaj, Anisa Musaja, Ersa Çekaj(Medina Hykaj, Belma Mekuli, Elsa Habili, Rumejsa Haka, Emine Handraj). Trajnere: Medina Mustafa, Sindi Kryeziu.

Vllaznia në basketboll për të reja është shpallur kampione e Shqipërisë. Një sukses ky, që krahas kontributit të basketbollisteve të reja shkodrane, meritë ka padiskutim edhe trajnerja e pasionuar, Medina Mustafa.

Ndonëse, Medina vazhdon të jetë titullare e formacionit të skuadrës së parë të Vllaznisë që drejtohet nga trajneri Bledar Gjeçaj, ajo ka marrë përsipër të drejtojë ekipin e të rejave.

Madje, një trajnere e spikatur për punën e saj profesionale që po bën me vajzat e reja shkodrane. Një gjë të tillë e tregon edhe bilanci shumë i pasur i saj, pasi në tre vite që asaj i është besuar drejtimi i kësaj skuadre arrin të fitojë dy tituj kampion radhazi. Madje, duhet thënë se sukseset e fitimit të dy tituve kampionë janë në dy vitet e fundit, pasi në vitin e parë të marrjes së drejtimit të skuadrës, kampionati nuk u zhvillua për arsye të pandemisë.

Prototagoniste të fitimit të titullit të sivjetëm, janë basketbollistet titullare të formacionit: Anisa Bokrina, Melida Hykaj, Sara Murçaj, Anisa Musaja, Ersa Çekaj të mbështetura edhe nga koleget e tyre që luajten si zëvendësuese, Medina Hykaj, Belma Mekuli, Elsa Habili, Rumejsa Haka, Emine Handraj. Vajza, këto të talentuara, të cilat të udhëhequra me plot profesionalizëm nga trajnerja Medina Mustafa dhe kolegja e saj Sindi Kryeziu, të cilat sipas edhe kryetrajnerit të ekipit të të rriturave, Bledar Gjeçaj, premtojnë shumë për të ardhmen e basketbollit shkodran.

Titulli i sivjetëm nuk ishte i lehtë për tu arritur, sepse finalja e fazës Play Off u zhvillua në qytetin e Përmetit. Skuadra vendase (The Roses), vinte në këtë finale pas asnjë humbje dhe ishte pretendente kryesore për fitimin e titullit kampion.

Ndërkohë, Vllaznia vinte në finale pas fitores së gjysëfinales me Tiranën 85-58. Ndërkohë, që gjatë kampionatit ka pësuar dy humbje, që të dyja me skuadrën përmetare. Ishte kjo arsyeja, në kampin përmetar ishin parapërgatitur për feste.

Por, ndryshe kanë menduar në kampin kuqeblu, ku basketbollistet shkodrane të drejtuara nga trajneret Medina Mustafa dhe Sindi Kryeziu, edhe pse skuadra vendase është mbështetur fuqimisht nga tifozëria vendase, kanë arritur të triumfojnë duke e fituar të gjithë ndeshjen me rezultatin, 79-80.

Në këtë mënyrë, Vllaznia e basketit për femra për kategorinë U-18 është shpallur kampione kombëtare e sezonit 2021-2022. Në ceremoninë mbyllëse të kampionatit kanë qënë prezent dy figurat kryesore të Federatës Shqiptare të Basketbollit, Presidenti, Avni Ponari dhe Sekretari Korab Llazani, të cilët i kanë dorëzuar ekipit shkodran, trofeun e Kampionatit.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img