Monday, November 25, 2024

Josa, gati për start në krye të kuqebluve. Tekniku kryeqytetas kërkon 6 pikë në dy ndeshjet e fundit, më pas edhe Kupën e Shqipërisë

Lexo

Të hënën është prezantuar si trajner i Vllaznisë, të martën ka kryer seancën e parë stërvitore me kuqeblutë, ndërsa sot doli në konferëncë shtypi, një ditë përpara ndeshjes me Egnatian në kuadër të javës së 35-të të Superiores. Fillimisht, ai bëri një pasqyrë të ditë të para në rikthimin e tretë në krye të kuqebluve. Më pas u ndal edhe tek ana psikologjike e skuadrës, të cilën e kagjetur në pikën zero.

“Njohuri kisha edhe më përpara për skuadrën, por kur i sheh lojtarët brenda ambjentit krijon bindje të tjera për to sepse të nxjerrësh konkluzione më përpara është gabim si për ne, si për pjesën tjetër. Ndryshimet bëhen për mirë. Edhe nesër mendojmë ta kemi me disa ndryshime, jo në emra lojtarësh, por në mënyrën e lojës.  Nuk e kam ndjekur shumë ndeshjen me Tiranën, por situata psikologjike pas çdo humbje nuk është e mirë. Me pësimin e golave të shpejtë lojtarët kanë pasur një goditje dhe ende nuk e kanë marrë veten. Në këto situata mblidhet shumë shpejt vetja brenda vetë lojtarëve, por edhe me ndihmën tonë si staf.”, tha Josa.

Duke folur për kundërshtarin e nesërm, edhe pse ka përballë një skuadër modeste, ai e vlerësoi Egnatian, me të cilën realisht Vllanzia nuk ka fituar në këtë sezon futbollistik.

“Egnatia, skuadër e vështirë. Duhen respektuar të gjitha ekipet, aq më tepër kur Vllaznia këtë sezon nuk ka fituar kundër Egnatias. Nga gjysma e dytë e kampionatit vijnë në konsolidim nga ndeshja në ndeshje dhe kanë zhvilluar sfida të mira, si ndaj Vllaznisë, por edhe me të tjerat që kanë luajtur sepse kanë cilësi. Egnatia nuk e ka siguruar mbijetesën. Një skuadër që do të luajë një finale ‘Play-Out’-i, ajo do të luajë më lirshëm.”, vijoi Josa

Sa i përket zonës Europiane, Josa, tha se llogaritë e kuqebluve janë për të fituar ndeshjet, pastaj gjërat e tjera varen nga skuadrat e tjera. Ne duhet të bëjmë punën tonë për të fituar. Në opinionin sportiv viojon të flitet për merkato kuqeblu, largime dhe ofrime, por për Josën nuk ka asgjë reale në këtë mes. “Janë thashetheme merkatoje që për momentin i bëjnë keq skuadrës. Unë nuk kam folur për merkaton, mua më interesojnë lojtarët që kam dhe më vonë çdo skuadër do të bëjë merkato kur t’i vijë koha.”, thotë ai për merkaton.

I pyetur, nëse ka filluar të mendojë për finale e Kupës së Shqipërisë, Josa, përgjigjet:” nuk kam menduar shumë për finalen e Kupës, mendoj vetëm për ndeshjen e radhës. Parimi im kryesor është të shoh ndeshjen e radhës, të shoh problemet e saj dhe duhet të fitojmë që të jemi sa më të qetë që të përgatisim tjetrën.”

“Vllaznia nuk është Latifi, ne kemi mbi 20 lojtarë. Latifi ka cilësitë e tija si futbollist, unë e njoh që më përpara, por cilësitë e çdo futbollisti rriten në bazë të grupit që ka. Mua nuk më intereson individi, por Vllaznia ka nevojë për Latifin edhe për futbollistët e tjerë që të jenë në gjendjen më të mirë për të dhënë maksimumin e tyre.”, përgjigjet Josa në interesim të medias për formën sportive të kosovarit Latifi.

Në fund, Josa flet edhe për rikthimin e tij të tretë në Shkodër, duke pohuar se ka qënë më i thjeshtë se herët e tjera, pasi i kanë mbetur të gjithë njohjet e vjetra. Ndërsa, për tifozërinë shkodrane, Josa thotë se e respektoj duke pohuar se e njohin më mirë futbollin profesionalisht sesa të gjithë tifozeritë e tjera. “Mendoj që unë së bashku me skuadrën t’ua bëjmë pasditen sa më të këndshme me një fitore ndaj Egnatias të shtunën.”, mbylli prononcimin e tij në konferencën për shtyp të pragndeshjes, Vllaznia-Egnatia, tekniku kuqeblu, Mirel Josa.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img