Thursday, March 28, 2024

Xhuli Berisha, mbyll karrieren në futbollin e femrave. 13 tituj kampion, 12 Kupa me 8 klubet ku ka luajtur, mes të cilave edhe Ada e Velipojës dhe Vllaznia e Shkodrës

Lexo

Xhuli Berisha, një nga emrat më të spikatur të futbollit të femrave në Kosovë, e cila në vijim të karrieres së saj pati një karriere të pasur sportive, edhe në Shqipëri, por edhe në klube të tjera të huaja europiane, e ka mbyllur karrieren e saj sportive.

Një mbyllje, me një seri suksesesh, ku spikasin 13 tituj kampionë, 12 Kupa, dhe një sërë trofesh të tjerë ekipor dhe individual. Karrierë kjo, e cila është shoqëruar edhe me vitet e sukseshme kur luante në Shqipëri me klubet shkodrane, Ada e Velipojës dhe Vllaznia e Shkodrës.

Mbylljen e karrieres sportive, Xhuli, e njoftoi mbrëmjen e 20 majit 2022 përmes një publikimi që ajo bëri në rrjetin social FB.

“Sot dua të ju njoftoj për përfundimin e një kariere të nisur afër 20 vite me parë, tërheqjen time nga futbolli aktiv. Është një vendim i vështire që ndoshta asnjëherë nuk do të doja ta merrja.

Falenderimi i takon Allahut që më dhuroi talentin për sportin më të bukur në botë , më dha vullnetin të stërvitem çdo ditë duke sakrifikuar gjithçka, kam arritur çdo gjë që kam ëndërruar, jam falënderuese për çdo gjë.

Dëshira ime ka qenë gjithmonë ta mbylli aty ku e kam filluar, aty ku na u dha mundësia për herë të parë të luajmë futboll, në klubin ” KOSOVA (PR) ’’, klub ku do të mbetet në histori si kampionja e parë në futbollin e femrave ne Republikën e Kosovës dhe fituese e kupes.

Futbolli më dha shumë, më mësoi vlerat sportive andaj do të jem gjithmonë mirënjohëse dhe falënderuse së pari familjes time që nuk hezituan për as një moment të më përkrahnin në çdo aspekt, të më mbështetnin në vendimet e mia, shpresoj ti kem bërë sado pak krenar, faleminderit dhe mirënjohse te gjithë atyre që më ndihmuan në këtë rrugëtim të mrekullueshëm.Gjatë karieres time kam pasur fatin të punoj me shumë njerëz, me shumë drejtues, presidentë të ekipeve, shumë trajner dhe dua ti falenderoj të gjithë pa dallim, nga të gjithë mësova diçka.

Faleminderit të gjitha bashkëlojtareve me të cilat kam luajtur sepse pa ndihmen e tyre as unë nuk do isha kjo që jam sot dhe nuk do të fitoja asgjë, faleminderit pafundë.

Faleminderit edhe për kundershtaret

Une jam shumë krenare me vetën time me çka kam arritur deri tani..

13- tituj Kampion

12-Kupa

I falënderoj të gjitha klubet fanellat e të cilave i kam veshur me shumë krenari

1-Kff Kosova PR

2-Kff Shqiponjat (Shkup)

3-Villastaden (Suedi)

4-Kf Tirana as (Tiranë)

5-Kf Ada (Velipojë)

6-Kff Vllaznia ( Shkoder)

7-Kff Hajvalia

8-Kff Mitrovica

Për tu kthyer dhe përfunduar përseri te

“Kff Kosova PR’’

Mirupafshim”

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img