Monday, November 25, 2024

Ndryshime te Kukësi. Largohet italiani Diego Longo, drejtimin e skuadrës verilindore e merr Skënder Gega

Lexo

Përflitej prej kohësh, dhe më në fund bëhet realitet. Rezultatet e dobëta të arritura gjatë këtij sezoni kanë bërë që të ketë lëvizje në pankinën kuksiane. Largimi i italianit Diego Longo ishte punë e kryer me kohë, por me këtë rast është mësuar edhe pasuesi i tij. Bëhet fjalë për një emër shumë të njohur të futbollit shqiptar, Skëndër Gegën, i cili së fundi drejtoi për një periudhë kohore në fundin e sezonit, korçarët e Skënderbeut. Një gjë të tillë e njofton zyrtarisht njoftimi i klubit kuksian përmes një komunikate për shtyp.

 Njoftimi i klubit:

“FK Kukësi njofton se Skënder Gega do të jetë trajneri i ri i skuadrës sonë për sezonin 2022-2023. Presidenca e klubit dhe trajneri kanë arritur marrëveshjen ditën e sotme dhe është vendosur që Gega të jetë në krye të stolit.

Skënder Gega rikthehet në Kukës pas një sezoni e gjysmë, duke qenë se në sezonin 2020-2021 drejtoi ekipin në Ligën e Europës dhe në kampionat, duke u larguar pas javës së 11 për shkak të gjendjes shëndetësore.

Prezantimi i trajnerit Gega do të bëhet ditën e hënë në ambientet e zyrave të klubit në stadiumin “KUKËS ARENA”. Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje trajnerit Gega dhe suksese në krye të stolit tonë.

FK Kukësi dhe trajneri Diego Longo kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin!

Me fundin e sezonit 2021-2022, ka përfunduar edhe kontrata e trajnerit italian dhe palët kanë vendosur të mos e vazhdojnë bashkëpunimin.

Klubi i Kukësit falënderon trajnerin Diego Longo, asistentin Amedeo Di Latte dhe trajnerin e portierëve Andrea Cardinale për kontributin e dhënë dhe ju uron suksese në karrierën e tyre.“, shkruhet në njoftimin e FK Kukësi.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img