1 me 0 në favor të madrilenëve ka përfunduar ndeshja finale e Champion League, Real Madrid-Liverpul, e luajtur mbrëmjen e së shtunës së Stade de France.
Një finale, e cila në një moment të pazakontmë, e diktuar edhe nga rrethanat organizuese, ka qënë e detyruar të fillojë me vonesë. Shkaku kryesor ka qënë kaosi i krijuar me hyrjen e tifozëve në stadium, duke bërë që vërshëllima për startin e kësaj ndeshje të jepej me 36 minuta vonesë.
Në barazim pa gola, 0-0, është mbyllur pjesa e parë e kësaj finaleje, me një presing të vazhdueshëm të anglezëve që kanë goditur shtyllën me Mane. Ndërkohë, Benzema ka arritur tyë shënojë në minutën e 44-t, por madrilenët nuk pasur mundësi ta shijojnë atë, sepse pas një vonese të gjatë vezhgimi nga sistemi VAR, është anuluar për pozicion jashtë loje.
Gjithesesi, goli zyrtar për Realin e Ançelotit, do të vinte në minutën e 59-të kur pas një aksioni ngulmues në zonën angleze, Viniciues e dërgon atë në rrjetën e portjerit kundërshtar Alison.
Tekniku Klop bën të gjitha lëvizjet e mundshme për ta barazuar rezultatin, ku në fakt krijon shumë volum loje duke mos munguar edhe rastet konrete për gol, siç ishte edhe ai i minutës së 82-të kur Muhamet Salah shfaqet rrezikshëm në zonën e madrilenëve, por Kurtua, ashtu si edhe në rastet e e tjera tregon aftësitë e tij të shkëlqyera duke ruajtur të paprekur rrjetën e tij.
Pas pesë minutash shtesë, i suksesshme Klop dorëzohet, ndërkohë që festa është për homologun e tij, Ancelotti, i cili i gëzohet trofeut të katërt personal, sukses, të cilin nuk e ka arritur asnjë prej kolegëve të tij më parë.