Friday, November 22, 2024

Xhaferi, komplimente për drejtorin sportiv, por fati i Djarmatit për sezonin e ri, varet nga projekti i ri i teknikut Josa

Lexo

Me mbylljen e sezonit futbollistik, 2021-2022 në kampin kuqeblu ka disa titullarë me peshë që u ka mbaruar kontrata. Por, përpos futbollisteve, pas përfundimit të finales së Kupës së Shqipërisë, kontrata i ka përfunduar edhe drejtorit sportiv, Matko Djarmati. Një gjë të tillë e ka pranuar vetë Djarmati, ndërkohë që i pyetur për vazhdimësinë, kroati ka lënë të kuptohet që dëshira e tij është për të vazhduar bashkëpunimin e tij me kuqeblutë, por një gjë e tillë varet nga drejtuesit klubit.

Numri një i klubit kuqeblu, presidentit Alban Xhaferi, i pranishëm në studion e emisionit sportit, “Skaner Kampionat” në MCN TV, drejtuar nga Gerti Çarçani, ka folur për këtë temë.

Nga ana e presidentit Alban Xhaferi nuk kanë munguar vlerësimet dhe komplimentet në adresë të drejtorit Djarmati, por sa i përket rinovimit të kontratës për sezonin e ri sportiv, Xhaferi ka hezituar të deklarojë konfirmimin e tij për vazhdimësinë e Djarmatit. Gjë, të cilën e ka lënë të kuptohet me diplomaci në dorën e teknikut Josa, i cili do të ketë besimin e presidences për zbatimin e një projekti të ri.

“Pasi kemi marrë Kupën, lojtarët janë lënë të lirë dhe janë me pushime. Nuk jemi mbledhur për të diskutuar për të ardhmen e skuadrës. Mendoj se në ditët në vijim do të kemi një njoftim për rinovimet dhe ata që do të jenë pjesë e Vllaznisë. Te Matko Djarmati kam gjetur një djalë të sinqertë. Kemi qenë me fat që Matko ka ardhur në vitin e ndryshimit. Ka punuar me shumë dëshirë dhe pasion. Po flasim pas dy viteve, te Vllaznia kanë ndryshuar të gjitha. Ne do ulemi dhe do diskutojmë. Do shikojmë vazhdimësinë dhe do të ketë një njoftim për Djarmatin.”, u shpreh Xhaferi në panelin e “Skaner” të MCN TV.

Ndërkohë, në vijim të bashkëbisedimit me gazetarët në studion e MCN TV, presidenti Xhaferi, foli edhe për mbylljen e sezonit në tërësi.

“Euforia në Shkodër ndikon shumë. Menjëherë pas një ndeshje të mirë, në sfidën tjetër e kemi pasur të vështirë. Në Shkodër titulli mungon prej shumë vitesh dhe qyteti meriton më shumë tituj. Skuadra erdhi nga një situatë shumë e vështirë. Vllaznia e së ardhmes, është një Vllazni që duhet të ketë sa më pak presionin e ambientit. Vllaznia do të futet në çdo kompeticion për të fituar trofe. I kam thënë lojtarëve që të jenë profesionistë dhe të jenë sa më të qetë dhe pa presion.

Ai rikthim i Vllaznisë, siç ndodhi sezonin e kaluar, nuk mendoj se do të vijë më. Ne kemi krijuar një bërthamë në skuadër me disa lojtarë shkodranë. U munduam ta mbajmë edhe këtë vit. Në Shkodër të gjithë lojtarët që vijnë, ambientohen shpejt dhe duan të arrijnë suksese të mëdha. Sezonin e kaluar u krijua një skuadër shumë e mirë, që luftonte.”, tha Xhaferi.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img