Saturday, September 21, 2024

(Video) Shkodrani Bebeziqi i Olimpija të Sllovenisë që po rritet tek Kombëtarja U-21. 18 vjeçari u vlerësua me notën më të lartë nga UEFA në sfiden, Angli-Shqipëri për U-21

Lexo

Kombëtarja shqiptare U-21 ka luajtur të martën në mbrëmje në Angli ndeshjen e radhës në eliminatoret e Kampionatit Evropian të Grupit G për këtë grup-moshë. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Alban Bushi u mundën me rezultatin 3-0 nga një skuadër si Anglia e mbushur plot me yje të rinj të futbollit anglez, dhe një nga më të mirat në Europë.

E veçanta e kësaj ndeshje ka të bëjë me futbollistin shkodran, Klevis Bebeziqi, i cili i aktivizuar nga trajneri Bushi në pjesën e dytë ka bërë një figurë shumë të mirë sportive duke spikatur si një organizator i mirëfilltë në repartin e mesit të fushës. Gorgon i kombëtares së Anglisë dhe Klevis Bebeziqi i Shqipërisë kanë marrë notat më të larta nga sektori teknik i UEFA-s për këtë ndeshje.

Konkretisht për kombëtaren kuqezi, notat për këtë ndeshje kanë qënë këto: Portjeri Bruno Puja 6, Adolf Selmani 5.9, Adrian Bajrami 6.5, Mario Mitaj 6.3, Jurgen Çehaga 6.5, Erdis Kraja 6.5, Ernest Muçi 6.6, Marsel Ismailgeci 6.5, Elion Toçi 6.6, Roy Syla 6.7, dhe Klevis Bebeziqi  me notën më të lartë nga kampi kuqezi, 6.8.

Bebeziqi, i dalë nga ekipet zinxhir të futbollit shkodran, së fundmi me Akademinë Vllaznia, një vit më parë firmosi me ekipin Olimpija Ljubjana të Sllovenisë. Spikatja si titullar në kampionatin slloven ku po luan me sukses për të dytin sezon me radhë, ka tërhequr vemendjen e stafit të kombëtares U-21, ku edhe pse 18 vjeçar, me moshën më të vogël nga pjesëtarët e tjerë të ekipit kombëtar U-21, Bebeziqi e ka justifikuar plotësisht besimin e trajnerit Alban Bushi.

Debutimin e parë me uniformën kuqezi të 21 vjeçarëve, Klevis Bebeziqi e bëri rreth një muaj më parë po ndaj kombëtares angleze në ndeshjen e luajtur në “Elbasan Arena”, ndërkohë që po ndaj anglezëve  luan ndeshjen e radhës, këtë herë në Angli.

Për vlerat e shkodranit Bebeziqi, pas ndeshjes së parë të luajtur në “Elbasan Arena”, trajneri Alban Bushi, do të shprehej: “Bebeziqi, i dalë nga Akademia e Futbollit Vllaznia. Lojtar shumë premtues që luan në Slloveni. Shpresoj që në vazhdim të luajë edhe me ekipin e parë që ta kemi potencial shumë të madh për sezonin e ardhshëm, sepse, atëherë e ka edhe moshën e caktuar. Unë e mora që këtë vitë, sepse është ndër talentet premtues të Shqipërisë, por shpresojmë që të zhvillohet sa më shumë.”

(Video: Prononcimi i trajnerit të kombëtares U-21 Alban Bushi për mesfushorin Klevis Bebeziqi)

Ecurinë e djaloshit të talentuar nga Shkodra po e ndjek prej së afërmi menaxheri i njohur, Erkan Sulejmani, në planet e të cilit Klevis Bebeziqi, shumë shpejt të bëhet pjesë e një prej skuadrave të kampionatit europian, ku edhe ofertat ndaj tij nuk mungojnë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img