Tuesday, November 26, 2024

Largohet nga Vllaznia, Djarmati përshëndet shkodranët dhe i kujton se në dy vite punë fitoi dy trofe me kuqeblutë!

Lexo

Ndonëse gjatë punës së tij dy vjeçare si Drejtor Sportiv i KF Vllaznia, ka pasur edhe kritika në opinionin sportiv, sidomos gjatë këtij sezoni futbollistik ku edhe oshilacionet e skuadrës kuqeblu ishin të pranishme, në bilancin e punës së tij, Matko Djarmati, numëron dy trofe të fituar me kuqeblutë.

Vetë ai, gjatë prononcimeve mediatike, e ka përsëritur jo pak herë që është ndjerë i kënaqur me bashkëpunimin që ka pasur gjatë kësaj periudhe dy vjeçare me klubin kuqeblu. Madje, ka lënë të kuptohet se dëshira e tij ishte ta vijonte më tej këtë bashkëpunim me Vllazninë, por ndarja ka ardhur ditën e sotme.

Një ndarje, që në një farë mënyre, e ngarkon me jo pak emocione, ndaj edhe ndjen detyrim të përshëndetet me opinionin sportin shkodran, jo vetëm duke i falenderuar për bashkëpunimin, por edhe duke i kujtuar se në dy vite punë me Vllazninë, arriti të fitojë dy kupa.

“Miq, dashamirës, fansa të Vllaznisë. Dua t’iu njoftoj se pas dy vitesh të bukura pranë këtij ekipi, pas 2 trofeve të fituar, ka ardhur koha të vazhdojmë në drejtime të ndryshme. Rrugët tona do ndahen, por unë nuk do harroj kurrë kolegët, stafin, lojtarët, tifozët e jashtëzakonshëm, por edhe kritikët të cilët me kritikat e tyre më kanë motivuar të punoj më fort. Suksese Vllaznia, ka qenë kënaqësi puna këto dy vite”, shkruan Matko Djarmati në postimin e tij të publikuar në rrjetet sociale.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img