Saturday, September 21, 2024

PSG mund të drejtohet sezonin e ardhshëm nga Zinedine Zidane

Lexo

Nuk është zyrtare, por ka zëra që ish futbollisti dhe trajneri i suksesshëm Zinedine Zidan, mund të drejtojë PSG-në për sezonion e ardhshëm futbollistik. Një opinion i tillë vjen nga gazetari i njohur Daniel Riolo, i cili gjatë karrieres së tij mediatike ka një besueshmëri jo të pakët me deklaratat e tij. Dhe, këtë e ka vertetuar edhe me deklaratën e sigurisë së kalimit të Messit te parisienët. Por nga ana tjetër, ka deklaruar gjithashtu rinovimin kundër të gjitha pritjeve të Mbappe.

Ndërkohë, duke folur për të ardhmen e Zidane në programin e tij “After RMC”, Riolo ka thënë se menaxheri do të drejtojë klubin parisien sezonin e ardhshëm, gjë që sipas tij pritet të bëhet realitet së shpejti.

Realisht, më herët, po në median sportive franceze është komentuar, se Zizou nuk kishte ndërmend të pranonte postin nga PSG për shkak se synonte të ulej në stolin e kombëtares franceze. Por, tashmë në skenë ka dalë një tjetër deklaratë mediatike, dhe kur bëhet fjalë për një gazetar sportiv shumë të njohur, si Daniel Riolo, parashikimet e të cilit thuajse janë realizuar në masën e 100 përqindëshit, një gjë e tillë pritet të bëhet realitet. Megjithatë, duhet pritur zhvillimet më të fundit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img