Të rinjtë vazhdojnë të jenë një prioritet i Vllaznisë. Rejan Alivoda është njëri prej tyre që edhe zyrtarisht është pjesë e skuadrës kuqeblu. Firmosjen me Vllazninë, 19 vjeçari i talentuar dalë nga Akademia e Futbollit Vllaznia e ka pritur me shumë emocion duke qënë i lumtur që ëndrra e tij u bë realitet. Një gjë të tillë, Alivoda e ka shprehur në prononcimin e dhënë për faqen zyrtare të Klubit të Futbollit Vllaznia.
Rejan Alivoda, nuk është i vetmi i ri që është pjesë e skuadrës së parë të Vllaznisë, pasi në grupin kuqeblu ka gjetur edhe kolegë të tjerë. Ndërkohë që drejtuesëit kanë gati edhe emra të tjerë nga Akademia e Futbollit Vllaznia, çka tregon se këtë sezon futbollistik, Vllaznia do t’i kushtojë një vemendje të madhe elementit të ri.
(Video: Prononcimi i të riut Rejan Alivoda)