Saturday, April 27, 2024

(Intervista) Eleminoi vjet Universitatenë në krye të Laçit, Shpëtim Duro, i gatshëm të ndihmojë Vllazninë dhe mikun e tij Mirel Josa për kalimin e turit

Lexo

Vllaznia, luan në turin e dytë Conference League përballë rumunëve të Universitatea të Krajovës. Një skuadër që sezonin e kaluar u eleminua nga Laçi i drejtuar nga trajneri Shpëtim Duro. Është pikërisht, tekniku Duro, i cili në interv istën e dhënë për kolegun tonë Ilir Cara të Panaroma Sport, krahas përgatitjeve për ndeshjen europiane të kurbinasve, flet edhe për sfidën e kuqebluve, duke u treguar i gatshëm të japë kontributin e tij për të kaluar turin.

Profesor Duro, si po shkojnë përgatitjet, kur dihet që të larguarit zyrtarisht nuk i keni zëvendësuar?

Përgatitjet po shkojnë shumë mirë. Kushtet janë shumë të mira, sa i përket akomodimit, por edhe fushës së Pogradecit. Me këtë rast dua të falënderoj të gjithë njerëzit që janë përkushtuar për këtë terren. Janë kushte shumë të mira dhe ne po përgatitemi intensivisht me nga dy seanca në ditë, paradite dhe pasdite.

Për dy ndeshjet e turit të parë në Ligën e Konferencës ndaj Iskras prisni përforcime apo llogaritë i bëni me grupin që keni?

Po punojmë për një ose dy përforcime, por deri në këto momente nuk kemi gjetur njerëzit dhe lojtarët e duhur për atë që kemi nevojë.

Cila është gjendja e skuadrës dhe ku i keni mangësitë për momentin?

Ne kemi lojtarë si në repartin e mbrojtjes dhe mesfushës, ku kemi pasur largimet. Por e rëndësishme është që largimet e Deliut dhe Shehut të plotësohen dhe këtë gjë e kemi si objektiv për të shtuar organikën e repartit të mesit të fushës. Kuptohet, me lojtarë cilësorë.

A keni krijuar ndonjë imazh për kundërshtarin, i cili ka bërë shumë ndryshime në këtë periudhë merkatoje?

Po marrim informacion përditë për skuadrën e Iskras. Jemi koherent me situatën. E dimë që nga radhët e kundërshtarit janë larguar disa lojtarë, por edhe që i kanë zëvendësuar me prurje të reja.

Si ia del Laçi ndaj Iskras?

Si ia del? Çdo ndeshje në Kupat e Europës është e vështirë. Duhet vlerësim dhe seriozitet për çdo kundërshtar dhe vetëm kështu mund t’ia dalësh.

Vllaznia luan në turin e dytë me Krajovën që e eliminuat vjet. A ju ka kontaktuar ndonjë nga Shkodra, dhe nëse ju kërkon Josa ndonjë këshillë do ta ndihmoni për sfidën ndaj rumunëve?

Universitatean e njoh shumë mirë, për arsyen se jemi përballur me rumunët në sezonin e kaluar. Na rastisi që t’i përgatisim dhe t’i studiojmë me shumë vëmendje ato dy ndeshje.

Kanë një pjesë të lojtarëve që kanë qenë edhe në sezonin e shkuar, por e them me bindje se Krajova është më e dobët se vjet, pasi kanë ikur shumë lojtarë kryesorë nga ekipi i vjetshëm. Deri tani nuk më ka kontaktuar asnjë nga Shkodra, por çdo përfaqësues i Vllaznisë që kërkon të më kontaktojë e ka derën e hapur, aq më shumë Mireli (trajneri Josa) që jemi edhe miq. Do të isha shumë i gatshëm t’i ndihmoj, në qoftë se informacioni im do t’u hynte në punë, madje do të isha shumë i kënaqur.

Ilir Cara

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img