Friday, April 26, 2024

Tërbuni, prezanton trajnerin e ri. Vendin e shkodranit Beqiri e zë lezhjani Alert Alcani

Lexo

Sezonin e kaluar, pukjanët u drejtuan nga trajneri shkodran, Elvin Beqiri. Një sezon ku Tërbuni bëri mjaft mirë duke qënë gjatë të gjithë kohës në mesin e skuadrave kryesuese të kategorisë parë, madje duke qënë edhe pretendent kryesor për kualifikimin në Superligë deri në çastet e fundit të ndeshjeve Play-Off.

Ndonëse drejtuesit klubit pukjan, dhe vetë presidenti-kryebashkiak i Pukës, Gjon Gjonaj, kishin dëshirë të vijonin bashkëpunimin me ish futbollistin e Vllaznisë dhe të kombëtares Elvin Beqiri dhe më pas një trajner profesional, zhvendosja e shkodranit familjarisht jashtë vendit për të jetuar në Kanada, detyroi drejtuesit pukjanë të gjejnë zëvendësuesin e tij.

Dhe, zëvendësuesi ka aqrdhur me një emër po aq të njohur, ish futbollistin e Besëlidhjes dhe të Partizanit, Alert Alcani. Një trajner ky që edhe më parë ka drejtuar skuadrën pukjane, që tashmë rikithet përsëri në krye të Tërbunit.

Në karrierën e profesor Alcanit si trajner, ai ka punuar në disa skuadra:  2015/2016: Zëvendës trajner KF TËRBUNI PUKË, 2016/2017: Trajner K.S. Kastrioti Krujë, 2017/2018: Trajner F.K. Shënkolli, 2018/2019: Trajner K.S. Burreli, 2021/2022: Zëvendës trajner K.F. TËRBUNI PUKË, 2021/2022: Trajner K.S. Burreli

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img