Monday, November 25, 2024

FSHF- Departamenti i Ekipeve Kombëtare, analizon sezonin me trajnerët kuqezi të moshave

Lexo

Departamenti i Ekipeve Kombëtare në FSHF zhvilloi sot një mbledhje me të gjithë trajnerët e ekipeve Kombëtare të moshave për të analizuar ecurinë e punës së zhvilluar në këtë sezon.

Të pranishëm në këtë mbledhje, përveç drejtuesve të departamentit, ishin anëtari i Komitetit Ekzekutiv, Abdyl Kuriu, eksperti i futbollit në këtë departament, Sulejman Mema, Drejtuesi i Sektorit te Edukimit, Alban Tafaji, trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, trajneri i Kombëtares U-19, Armando Cungu, trajneri i Kombëtares U-18, Ardi Behari, trajneri i Kombëtares U-17, Ervin Bulku, trajneri i Kombëtares U-16, Agron Kërçova dhe trajneri i Kombëtares U-15, Armand Damo.

Në këtë mbledhje u zhvillua një analizë sezonale për të gjitha ndeshjet e ekipeve kombëtare që nga mosha U-15 e deri te ajo U-21, teksa diskutim u ndal në performancën ekipore dhe menaxheriale të shfaqur nga këto skuadra. Gjithashtu, në mbledhje u prek edhe një temë e rëndësishme për ndërtimin e një plani të unifikuar 3-vjeçar me objektiva specifik për secilën grup-moshë.

Trajnerët dhe drejtuesit e Departamentit të Ekipeve Kombëtare folën edhe për problematikat dhe ku duhet drejtuar fokusi në të ardhmen për të përmirësuar nivelin e stërvitshmërisë së lojtarëve që në nivel klubesh, që kur të thirren në ekipet kombëtare, duke parë edhe kohën e shkurtër në dispozicion, të mos shfaqen problematikat që janë vërejtur në të kaluarën.

Të gjitha mendimet, sugjerimet e problematikat do të përmblidhen në një raport nga Drejtoria Teknike në FSHF për të bijuar një diskutim edhe më të gjerë me të gjitha grupet e interesit.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img