Wednesday, April 24, 2024

(Video) Absurde! Gjykata nuk regjistron Shoqatën e peshëngritjes “Vllaznia”, sportistët garojnë me emrin “Veriu i Shkodrës”

Lexo

Peshëngritja shkodrane po has shumë vështirësi në regjistrimin e shoqatës me emrin “Vllaznia”. Bazuar në kërkesat dhe vendimin e Ministrisë së Sporteve që të gjitha sportet në klubet e ndryshme të bashkive duhet të shndërrohen në shoqata, edhe sporti i peshëngritjes në Shkodër ka bërë hapat e duhur në këtë drejtim. Por, sipas kryetrajnerit të Vllaznisë, Artur Lagja, njëherazi edhe kryetrajner i kombëtares shqiptare, edhe pse gjithçka është OK me proçedurat e kërkuara, Gjykata nuk pranon ta regjistrojë me emrin Vllaznia. Një veprim që deri më tash ka detyruar peshëngritësit e Vllaznisë të garojnë në veprimtaritë kombëtare me emrin “Veriu i Shkodrës”.

Rasti në fjalë, është me të vertetë një absurditet që kërkon vemendjen dhe mbështetjen edhe të strukturave të qeverisjes vendore dhe konkretisht Bashkisë Shkodër, ku emri “Vllaznia” është me një histori mbi 100 vjeçare.

Gjithësesi, trajneri Artur Lagja, duke besuar që çështja në fjalë do të zgjidhet, premton më të mirën për peshëngritjen shkodrane për të vijuar traditën e sukseseve me emrin Vllaznia.

(Video: Prononcimi i Kryetrajnerit të Peshëngritjes Vllaznia, Artur Lagja)

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img